» Khedira drejt klubit të Budesligës, por problem mbetet paga e lartë

Khedira drejt klubit të Budesligës, por problem mbetet paga e lartë

Sami Khedira luan prej 5 sezonesh tek Juventusi, por mesa duket aventurës së tij në Torino, i ka ardhur fundi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, për mesfushorin interesohen gjermanët e Koln, të cilët e duan lojtarin në skuadrën e tyre.32-vjeçari nuk është në planet e trajnerit të ri, Maurizio Sarri, dhe mund të largohet nga bardhezinjtë.

Destinacioni më i mundshëm duket Gjermania, për shkak se drejtuesit e Kolnit, kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e lojtarit.  Gjithsesi një problem për transferimin në Bundesligë, mund të jetë edhe paga e lojtarit, i cili aktualisht tek “Zonja e Vjetër”, përfiton 6 milionë euro në sezon.

Për mesfushorin interesoheshin edhe disa ekipe nga Premier Liga, por me merkaton që është mbyllur në Angli, bëhet i pamundur transferimi i tij atje.

© SYRI.net


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera