» FOTO/ Traumatizohet Gigi Hadid, i vjedhin sendet personale gjatë pushimeve në Mykonos

FOTO/ Traumatizohet Gigi Hadid, i vjedhin sendet personale gjatë pushimeve në Mykonos

Gigi Hadid ndodhej së fundmi me pushime në Mykonos, Greqi së bashku me motrat e saj dhe mikeshat. Mirëpo nga këto pushime, Gigi ka mbetur me shije të keqe pasi sendet e saj personale janë vjedhur.

Këtë e bëri të ditur vetë supermodelja me një postim në një tjetër profil të sajin në Instagram “Gisposable”, ku postoi një foto me bikini dhe tregonte çfarë kishte ndodhur.

“Mos lejoni që Instagrami t’ju bëj budalla. U grabita. Kurrë nuk kthehem. Nuk ua rekomandoj, shpenzoni paratë diku tjetër”, shkruan Gigi.

Babai i Gigit, Mohamed Hadid tha për “TMZ” se vajza e tij është e traumatizuar pasi iu grabitën sendet e saj personale.

Burime pranë motrave Hadid thanë për “TMZ” se pas një nate në qytet vajzat u kthyen në shtëpinë e tyre me qira, kur panë se u mungonin: bizhuteri, veshmbathje, çanta dhe syze dielli. Kur panë se Policia nuk mund të bënte gjë, vajzat vendosën të ktheheshin me avionin privat.

Image

Image


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera