» E hëna e zezë/Miliarderët më të mëdhenj të botës humbën 117 miliardë dollarë brenda një dite: Bezos i Amazonë më i “djeguri” me …

E hëna e zezë/Miliarderët më të mëdhenj të botës humbën 117 miliardë dollarë brenda një dite: Bezos i Amazonë më i “djeguri” me …

500 njerëzit më të pasur në botë humbën 117 miliardë dollarë, ose 2.1 për qind të pasurisë së tyre të hënën (4 gusht)  , kur bursat amerikane shënuan rënien më të madhe të këtij viti.

21 anëtarë të indeksit të miliarderëve të “Bloomberg”, humbën 1 miliard dollar ose më shumë ndërsa investitorët reaguan ndaj rritjes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Themeluesi i “Amazon” Jeff Bezos ishte më i prekuri, me rreth 3.4 miliardë tkurrje, e megjithatë ai vazhdon të mbetet njeriu më i pasur në planet me 110 miliardë dollarë.

Humbësit e tjerë të mëdhenj ishin manjati francez Bernard Arnault, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, biznesmeni indian Mukesh Ambani dhe bosi i “Microsoft”, Bill Gates.

Për pasanikët e globit, kjo ishte kthesë dramatike, pas fitimeve të qëndrueshme të kohëve të fundit. Por me gjithë humbjet e së hënës, 500 individët në Indek, kontrollojnë gati 5.4 trilionë dollarë, sipas Bloomberg, 11 për qind më shumë se në 1 janar.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera