» Nëse manovra e BSH do rrisë kredimarrjen?/ Spahiu rendit: Vendi ku bizneset konkurrohen nga paraja e drogës … ku investitorë të huaj largohen me dajak

Nëse manovra e BSH do rrisë kredimarrjen?/ Spahiu rendit: Vendi ku bizneset konkurrohen nga paraja e drogës … ku investitorë të huaj largohen me dajak

 “Informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.

Kahu i këtyre zhvillimeve ishte i pritur nga Banka e Shqipërisë, por ngadalësimi i ritmit të rritjes rezultoi më i lartë se pritjet tona”. Kështu e nisi dje konferencën për shtyp Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Pas deklaratës së guvernatorit Seiko, ish deputeti i LSI, Perparim Spahiu, analizon se ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit dmth rrënie të konsumi dhe nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarjes apo jo? Duke renditur dhe argumentat.

Perparim Spahiu

Ngadalësimi i rritjes ekonomike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qëndrore do ta bënte.

Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.

Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit dmth rrënie të konsumit.

Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarjes apo jo?!!!

Un theme se jo.

Renditja e Shqiperise si vendi më i korruptuar,

vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon,

vendi me kostot më të larta të prodhimit,

vendi ku bizneset e ndershme konkurrohen nga paraja e drogës dhe trafiqeve,

vendi ku investitore te huaj shantazhohen dhe largohen me dajak,

ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër..!!!


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera