» Provuar nga astrologjia dhe psikologët më me emër, ja ç’tregon muaji i lindjes për personalitetin tuaj

Provuar nga astrologjia dhe psikologët më me emër, ja ç’tregon muaji i lindjes për personalitetin tuaj

Ndërkohë që keni dëgjuar se shenjat e zodiakut mund të zbulojnë shumë për personalitetin dhe karakteristikat e një personi, a e dinit se muaji në të cilin keni lindur mund të tregojë gjithashtu shumë gjëra për ju? Muaji juaj i lindjes mund të ofrojë një pasqyrim të sjelljes suaj të përgjithshme, si ju shohin të tjerët dhe mendimet dhe ndjenjat tuaja ndaj jetës në përgjithësi.

JANAR: Të lindurit në muajin janar kanë një etikë pune shumë të fortë dhe nuk kanë aspak frikë të thonë mendimin e tyre. Këmbëngulës në nevojën për sukses, atyre u pëlqen të mësojnë të tjerët, dhe mësimi i gjërave të reja është gjithmonë një plus i madh në sytë e tyre.

SHKURT: Të lindurit në Shkurt janë ndër njerëzit më krijues që do të gjeni, gjithmonë në kërkim të projekteve të reja për të punuar. . Ata nuk mund të mos jenë besnikë, të ndershëm dhe ekspresivë për të gjithë qenien e tyre.

MARS: Të lindurit në Mars kanë prirjen të jenë ndër njerëzit me më shumë krijimtari dhe imagjinatë, por janë gjithashtu shumë të ndrojtur. Gendet e zhurmshme apo shqetësuese nuk janë për ta, sepse kanë nevojë për vetmi që të jenë të lumtur.

PRILL: Të lindurit në muajin prill janë njerëz që kërkojnë vëmendje dhe duam të jenë në qendër të skenës. Urrejnë kur njerëzit i urdhërojnë, u pëlqen të udhëheqin dhe jo të ndjekin pas, dhe janë gjithmonë në pritje të vërshimit të adrenalinës.

MAJ: Të lindurit në maj janë ndër qeniet më të paqëndrueshme që do të takoni. Zakonisht kërkojnë një gjë në një ditë, dhe tjetër gjë në ditën tjetër. Kanë prirjen të shprehen kollaj dhe të bisedojnë me njerëz që vijnë nga të gjithë qoshet e jetës.

QERSHOR: Të lindurit në muajin qershor janë ndër qeniet më të ndjeshme që do të takoni. U pëlqen të mendojnë që përpara për të ardhmen, dhe u pëlqen të krijojnë gjëra të reja që mund t’i ndajnë me të tjerët.

Korriku:

Njerëzit e lindur në muajin korrik nga jashtë duken sikur janë gjithmonë të gëzuar, por si çdokush tjetër kanë edhe ata sekretet e tyre. Madje arrijnë të fshehin me shumë takt dhe kujdes dhimbjen e tyre të brendshme. Dinë të jenë energjikë në çdo kohë.

Gushti:

Gushti është muaji i liderëve të së ardhmes . Në pamje të parë duken shumë prepotentë dhe moskokëçarës, por thellë brenda tyre fshehin një zemër të madhe. Të lindurit në muajin gusht kanë shumë gjasa për të bëjnë karrierë në fusha që lidhen me analizën kritike pasi dinë të përdorin mirë aftësitë logjike. Janë të ndjeshëm, të dashur dhe të çmendur në të njëjtën kohë.

Shtatori:

Të lindurit në shator janë shumë kokëfortë. Në qoftë se u prishni humorin mund t’ju mbajnë mëri për një kohë të gjatë. Kanë gjithmonë pretendime për veten dhe të tjerët. Janë të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët..

Tetori:

Kushdo që ka lindur në tetor di si të ruajë ekuilibrin në çdo hap të jetës, qoftë në punë, familje apo në marrëdhënie shoqërore. Janë shumë optimistë.

Nentori:

Të lindurit në nëntor janë fjalëpakë dhe shpeshherë fshehin ndjenjat e tyre të vërteta. Nuk u pëlqen të marrin sugjerime nga të tjerët. U pëlqen pavarësia dhe të vendosin vetë për jetën e tyre. Të lindurit në nëntor janë shumë të përgjegjshëm.

DHJETORI: Zemërgjerësia është një ndër tiparet kryesore të atyre që kanë lindur në dhjetor. Nuk mund të qëndrojnë ulur për shumë kohë pasi u pëlqen jeta dinamike dhe e gjallë. Shpirti i lirë që i karakterizon arrin të balancojë anën e tyre më të tensionuar./Living


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera