» “Dredhia”e Lulëzim Bashës, kryeminstri do rrëzohet nën peshën e vet që…

“Dredhia”e Lulëzim Bashës, kryeminstri do rrëzohet nën peshën e vet që…

Koha politike tregoi se Rama, ja mbërriti suksesshëm të bëjë aleancat e duhura ndërkombëtare në lidhje me pushtetin e tij. Politikani më i fortë që e mbështet nga Uashingtoni, është padyshim zoti Palmer dhe “desku” i tij në Tiranë. Mirëpo pikërisht nga Palmer, erdhi edhe lajmi apo njoftimi se “akullorja” Vangjush Dako, realisht një politikan besnik dhe i paepur në krah të kryeministrit në qarkun e madh të Durrësit, u ‘krasit” si non grata për USA, domethënë i padëshërueshëm, për Uashingtonin.

Kush e ka rradhën pas tij?
Lista në të vërtetë është e gjatë dhe e rënduar me emra të rëndësishëm, me gjeneralë të dorës së parë të fushatave zgjedhore të Partisë Socialiste.
Frika dhe pasiguria në rradhët e tyre është e madhe dhe garancitë e kryeministrit duken të pamjaftueshme për ata që janë kapur në përgjime.

Lulëzim Basha e di mirë dhe e llogarit saktë këtë situatë. Një Opozitë e re, po lind brenda pushtetarëve, me qëllim karierat e reja në intrigat e pashmangshme të luftës për pushtet.
Ndërkohë që Opozita, “arkëton” pakënaqësitë në rritje të mossukseseve të natyrshme dhe të panatyrshme që krijohen ditë pas dite.
Rasti “Dako” flet sa mijëra fjalë dhe shpreh dhimbshëm pasigurinë që vjen, pasi hidhesh në “zjarr” për partinë dhe udhëheqjen e saj…
Ndërkohë Basha pret dhe shton rradhët, sepse mesa duket, era politike fryn në drejtimin e duhur dhe në krahun e tij, rëndësi ka të mbajë timonin në drejtimin e saktë dhe me aleatët e duhur./360grade.al


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera