» Fotot/Maria De Filippi: Maurizio më mban me këmbë në tokë …Drejtoreshë e Canale5? Silvios (Berlusconit) nuk i them dot …

Fotot/Maria De Filippi: Maurizio më mban me këmbë në tokë …Drejtoreshë e Canale5? Silvios (Berlusconit) nuk i them dot …

Mbretëresha e TV italian është rikthyer nga një tjetër sukses: Show I saj I fundit: “Temptation IslandI/shulli tundues” ishte më i fortë se polemikat që shkaktoi. Por mos mendoni se ajo është shkëmb e fortë: në intervistën ekskluzive me Oggi ajo zbulon edhe dobësitë e saj …

Maria De Filippi rrëfen hapur për të përjavshmen italiane Oggi. Në intervistën e gjatë ekskluzive, menjëherë pas  suksesit  (pavarësisht polemikave) të “Temptation IslandI/shulli tundues”, ajo flet për dashurinë e saj të madhe Maurizio Costanzo, djalin e saj, ëmbëlsirat pa të cilat ai nuk mund të dalë në emision … dhe  burrit të vetëm që nuk mund t’i thotë jo …

Imazh i ngjashëm

” Maurizio më mban me këmbë në tokë “ – Zyra e Maria De Filippi është në katin e katërt të një ndërtese mjaft anonime në lagjen Prati të Romës. Sikur mbretëresha e shfaqjeve të Canale 5 të dëshironte të fshihej. Ajo gjithmonë shquhet për profilin e saj të matur. Kolegët e saj janë të gjithë me pushime, por pavarësisht temperaturave të kësaj vere të nxehtë ajo punon pa u lodhur, sikur të mos dinte të bënte asgjë tjetër në jetë. Një jetë e kaluar në një pjesë të madhe para kamerës dhe të cilën, për herë të parë, pranon të tregojë pa hile dhe hipokrizi. Padyshim jo në hijen e burrit të saj të famshëm, por gjithmonë përkrah tij. Me vetëdije të sjellshme. Të tjerave ndoshta do I kish hipur vetja në qejf, por ajo,  jo “Unë kam Maurizio që më mban me këmbët në tokë. Sepse ai është i pari me këmbët e tij në tokë. Ai më mësoi gjithçka, më mësoi të punoja, të kuptoja se çfarë pune është. Dhe mbi të gjitha për të kuptuar se asgjë nuk është përfundimtare ».

Rezultate imazhesh për maria de filippi

Por nxënësi e ka tejkaluar mësuesin, e pranon. “Kemi qasje dhe kuriozitete të ndryshme. Maurizio është shumë më i shumëanshëm se unë, unë jam ajo që di të bëj vetëm disa gjëra mirë … Unë i di dhe bëj ato që di! “.

Më thuaj çfarë TV është ajo që bën Ti, atëherë. “Ajo që bëj është TV e njerëzve normalë. E kam më të lehtë t’i drejtohem kësaj lloj audience. Nëse e mendoj, që kur kam filluar kam bërë gjithmonë dhe vetëm këtë ».

Rezultate imazhesh për maria de filippi

Por tani je e lirshme, më parë jo. “Asnjëherë nuk kisha menduar se do përfundoja para një telekamere. Fillimisht ishte traumatike, prandaj isha aq e ngurtë».

……….

E mbani mend herën e parë në emision? «Derisa të vdes nuk e harroj! Në episodin e parë të Amici, ishte planifikuar hyrja ime duke ecur, por unë refuzova dhe fillova ulur. Arrita ta bëja atë vetëm më vonë: të hyja në  studio e përjetoja si një nga gjërat më tronditëse në jetën time. Në episodet e para djersitja si e çmendur, kur për nga natyra nuk djersitem fare. Kisha flokë të gjatë por më detyruan t’i shkurtoja ato. Mbaj mend që isha i tmerruar, më ishte tharrë fyti dhe buzët më ngjiteshin ndërsa flisja. Që nga ajo kohë filloi varësia ime për karamele: Unë ende përdor të njëjtat, Leone me limon, të cilat mi dërgon një teleshikuese që nuk e kam njohur kurrë ».

Rezultate imazhesh për maria de filippi da giovane

……….

Në këtë pikë mund të ishte një drejtore e rrjetit, siç thonë shumë. “Gjërat që më atribuohen nuk kanë asnjë të vërtetë minimale. Dhe ndihem shumë keq, sepse gjithmonë pyes veten se nga e kanë burimin disa lajme të rreme. Çfarë qëllimi kanë ata …? ».

Ju e njihni mirë TV: ky është një fakt! “Unë pashë Maurizio të ishte një drejtor i rrjetit: dhe ai përfundoi në spital! Nuk do ta bëja kurrë. Tu thuash po ose jo kolegëve tuaj duhet të jetë ndër gjërat më të tmerrshme që mund t’ju ndodhin: por pse ta vendos veten në një situatë të tillë? ”

Rezultate imazhesh për maria de filipp con marina berlusconi

U fol se u takuat me Marina Berlusconin (vajza e Silvios) vetëm për të folur për rreth kësaj…  “ E shihni? Mëngjesi me Marinën ishte një thashethem i bërë nga kush e di se kush. Ne vetëm biseduam, dhe ta dish për çfarë: për integratorë ushqimorë, qentë dhe librat, por askush nuk më besoi. Marina sigurisht që nuk flet me gazetat, unë nuk i kam thënë askujt, por dikush e ka thënë, duke sajuar rreth takimit ”.

A e refuzon pra hipotezën e rolit tuaj të ardhshëm në shoqërinë e familjes Berlusconi? “Kur të mos moderoj më emisione, ndoshta mund të vazhdoj të kem një rol! Por varet se ku dhe me kë, sepse jam mësuar të punoj në mënyrë të pavarur. Kam një lidhje të bukur dhe shumë të vërtetë me Pier Silvio (djali I Silvio Berlusconit). Asnjëherë nuk i kam treguar pallavra, marrëdhënia jonë u rrit ngadalë, ai është jashtëzakonisht i rezervuar, larg asaj që mund të ishte në të vërtetë, jashtëzakonisht i tërhequr dhe shumë i sjellshëm: një person shumë reflektues ».

Rezultate imazhesh për maria de filipp con berlusconi

Lehtë të flasësh mirë për shefin tënd. «Pier Silvio filloi të merrej me kompaninë në të njëjtën kohë që unë bëra hapat e mia të para. E gjetëm veten duke u rritur së bashku, ai me një rol, unë me një tjetër. Sigurisht që nuk shihemi çdo ditë, por kur e dëgjoj ose e shoh atë, ai e di se gjërat që unë them i realizoj ato. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për të “.

Rezultate imazhesh për maria de filipp con berlusconi

Duket se ai gjithmonë të thotë po! “Nuk është e vërtetë. Por gjithmonë ka qenë shumë korrekt edhe kur më ka thënë jo, duke e motivuar atë me ekuilibër të madh: nëse në një rol drejtues është një person që e vlerësoni, gjithçka është më e lehtë. Dhe jo -në e pranoni më lehtë”./Oggi.it/Përshtati 360grade.al

 


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera