Foto- Lindita Nikolla me fytyrë të pikëlluar/Nuk mjaftoi që e shkarkoi si ministre, Rama e hoqi edhe nga posti partiak - 360 Grade

Foto- Lindita Nikolla me fytyrë të pikëlluar/Nuk mjaftoi që e shkarkoi si ministre, Rama e hoqi edhe nga posti partiak

Pak muaj më parë u shkarkua nga pozicioni i ministres së Arsimit nga vetë Kryeministri Rama.

Edhe pse mbajti gjithë presionin dhe akuzat e studentëve ndaj saj, thuhej se vetë Nikolla kishte paraqitur dorëheqjen te Rama, por ky i fundit kishte skenar tjetër, që të shkarkonte në Asamblenë e Partisë Socialiste disa nga ministrat e kabinetit të tij, ku bënte pjesë edhe Nikolla.

Në mbledhjen e fundit, Nikolla u shkarkua edhe si koordinatore për Lezhën, duke ia lënë këtë vend ministrit të Brendshëm ,Sandër Lleshaj, i cili tashmë ka një pozicion të qartë partiak. Me sa duket, ky fakt nuk e ka lënë indiferente zonjën Nikolla, e cila, siç duket edhe nga fotoja, nuk e fsheh dot trishtimin që ia morën edhe këtë detyrë.

PANORAMA PLUS


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera