» Studimi i fundit, vera ju ndihmon në trajtimin e depresionit dhe ankthit

Studimi i fundit, vera ju ndihmon në trajtimin e depresionit dhe ankthit

Sipas hulumtimit të fundit, vera ju ndihmon që ta kaloni dhe ta trajtoni depresionin dhe ankthin. Sipas këtij studimi, përmbajtja e lëkurës së rrushit bllokon një enzimë e cila e shkakton depresionin dhe ankthin.

Ekspertët madje tani thonë që vera mund të jetë edhe zëvendësim për ilaçet ekzistuese. Edhe pse nëse e teproni do të ketë dëme të mëdha, shkruan Daily Mail.

Gjithashtu, përmbajtja e resveratroli shumë herë është cilësuar si ajo që kundërshton përhapjen e qelizave kancerogjene në trup. Shkencëtarët në Universitetin e Buffalo të New Yorkut, përdorin minjtë për eksperimentin e depresionit dhe ankthit.

Ata treguan se sipas rezultatit, përdorimi i verës e ka stabilizuar kortikosteronin, i cili e rregullon nivelin e stresit në trup.

Dr. Ying Xu, në një raportim për këtë studim tha se “Resveratroli mund të ketë efekt alternative të ilaçeve për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga çrregullimet si depresioni dhe ankthi”.

Studimi u publikua nga gazetën mjekësore, Neuropharmacology, ku pjesë e studimit ishin edhe doktorët nga Universiteti Mjekësor Xuzhou në Kinë.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera