» Lolita Express: Sistemi Epstein i miliarderit pedofil/Historia e Nadias nga ‘skllave seksi jugosllave’ në asistente e mirëpaguar …

Lolita Express: Sistemi Epstein i miliarderit pedofil/Historia e Nadias nga ‘skllave seksi jugosllave’ në asistente e mirëpaguar …

BILD

Prokuroria e Nju Jorkut e akuzon Jeffren Epstein (66 vjeç, bankier investimesh) për abuzim me dhjetëra vajza minorene mes viteve 2002 dhe 2005, si dhe për ngritjen e një rrjeti ilegal të tregtisë seksuale në Nju Jork dhe Florida. Në vitin 2008, zyra e prokurorisë inicioi një marrëveshje kontroverse me Epstein. Por tani pedofili rrezikon deri në 45 vite burg.

Image result for Jeffrey Epstein

Miliarderi amerikan është i lidhur me personazhe të famshme si Donald Trump, Bill Clinton apo Princi Andrew. Ai ka një rezidencë të madhe në pjesën elegante të West Side në Nju Jork dhe një pronë tjetër në Palm Beach, Florida. Menaxheri i fondeve-gardh zotëron së paku 15 makina luksoze dhe ka në pronësi dy avionë privatë, një prej tyre të quajtur Lolita Express.

Image result for epstein clinton

Image result for Jeffrey Epstein

Tregtia e seksit

Sipas prokurorisë, disa nga vajzat me të cilat supozohet se ka abuzuar Epstein ishin vetëm 14 vjeç. Ai i paguante ato për t’i bërë mesazhe nudo. Këto përfundonin shpesh me seks oral, masturbim dhe në të paktën në një rast me përdhunim.

Vajzat vinin nga familje me probleme, disa ishin kujdestare ose ishin të arratisura, të tjera kishin prindërit e varur nga droga. Përparësi kishin vajzat nga Europa Lindore.

Prokurori Geoffrey German e përshkruan rrjetin e tregtisë së seksit të Epstein si një ‘grup gjithmonë në kërkim të viktimave të reja’. Me shuma të mëdha parash, vajzat josheshin dhe tundoheshin për të sjellë të tjera minorene në grup.

Image result for Jeffrey Epstein

Nga viktimë në bashkëpunëtore

Prej vitit 2008 është bërë e ditur se Epstein kishte katër bashkëpunëtore të dyshuara. Një prej tyre është Nada Marcinkova, 33 vjeç, tashmë e njohur si Nadia Marcinko. Dokumentet e policisë së Palm Bech, tregojnë se ajo u shit nga prindërit e saj tek Epstein në moshën 15-vjeçare. “Epstein e bleu atë nga familja e saj në Jugosllavi,” thuhet në dokumentet e hetuesisë.

Image result for Jeffrey Epstein Nada Marcinkova

Në raport thuhet se Nadia është detyruar të përfshihet në akte seksuale, së bashku edhe me tre femra të tjera, mes tyre dy minorene, teksa Epstein shikonte dhe masturbonte. Përpara një prej viktimave, ai krenohej se e kishte marrë atë në SHBA si ‘skllave seksi jugosllave’.

Me kalimin e kohës, Nadia u bë asistente e mirëpaguar e Epstein. Ajo fitoi një patentë pilotimi dhe fluturonte rregullisht me Lolita Express. Në vitin 2008, ajo dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë nuk u ndoqën penalisht.

Related image

Marrëveshja ishte kjo: Epstein deklarohej fajtor për furnizim të klientëve me prostituta të mitura dhe dënohej me 13 muaj burg. Në këmbim, atij i kursehej një gjykim përpara një trupe federale. Përveç kësaj, sipas Nju Jork Tajms, ai merrte një trajtim preferencial në burg, që i lejonte të largohej prej atyre deri në gjashtë ditë (!) në javë për të bërë punën e tij.

Por tani Epstein duhet të qëndrojë në burg derisa të nisë procesi. Ai ka apeluar vendimin. Rojet e burgut e gjetën javën e shkuar të shtrirë në dysheme me plagë në qafë. Ai është dërguar në një spital.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera