» E vërteta rreth bananes, kur është më e ushqyeshme?

E vërteta rreth bananes, kur është më e ushqyeshme?

Konsiderohet si një ndër frutat më të lira por jo vetëm pasi bananja është edhe një frut i cili ka aftësinë të ngopë organizmin për një kohë të gjatë.

Dhe ndërsa përfitimet e tyre shëndetësore janë të njohura gjerësisht, pak janë të vetëdijshëm se si pjekuria e një bananeje ndikon në përbërjen e vlerave të saj ushqyese.

Për ta bërë të qartë, dietisti i sportit australian Ryan Pinto kohët e fundit ka ndarë në mediat sociale një grafik në lidhje me përfitimet e ndryshme të frutit sipas edhe niveleve të ndryshme të pjekurisë së tij.

Ajo çfarë ka rëndësi të kuptojmë nuk është shija që marrim kur një banane është plotësisht e pjekur por duhet të mësojmë se çfarë ndodh me brendësinë e saj dhe me vlerat e frutit përtej shijes.

Ky frut ngadalëson sistemin tretës të organizmit duke na dhënë për një kohë të mjaftueshme edhe ndjesinë e ngopjes.

Po si ndryshon cilësia e këtij fruti në bazë të ngjyrës së lëkurës dhe pjekurisë së frutit?

Duket se niveli i përmbajtjes së glutenit në këtë frutë shtohet sa më tepër që ajo piqet ndaj edhe ju duhet ta konsumoni në bazë të kërkesave tuaja dhe të organizmit tuaj.

Një banane jeshile mund të konsiderohet distike ndërsa një banane e verdhë ka përmbajtje të lartë sheqeri.

Në momentin kur një banane piqet më tepër se duhet në këtë rast ajo humbet edhe vlerën më të madhe të të elementëve ushqyes ndaj edhe nuk rekomandohet të konsumohet.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera