PD sot nënshkruan një marrëveshje me artistët, Basha te Teatri Kombëtar (VIDEO)

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka mberritur te Teatri Kombetar, ku sic u be me dije nje dite me pare, sot PD pritet te nenshkruaje nje marreveshje me artistet qe jane ne mbrotje te godines.

1

Dje, në komunikim të vazhdueshëm me aktorë dhe regjisorë, pjesë të Aleancës për Teatrin, Basha premtoi nënshkrimin e një marrëveshjeje gjatë ditës së sotme me artistët në orën 11:30.

“Ne do të jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrin. Kemi qenë në bashkëbisedim të vazhdueshëm, jo vetëm për çështjen e Teatrit, por në tërësi për çështjet e artit dhe të kulturës dhe çështjen e krizës së demokracisë në Shqipëri. Për Partinë Demokratike dhe qytetarët është privilegj që të kemi akses në thesarin e ideve dhe mendimeve të artistëve. Ky duhet të jetë edhe një paralajmërim për atë që do të vijë. Ne do ta shporrim këtë shpurë kriminelësh që do të shkatërrojë edhe Teatrin, me të gjithë historinë dhe vlerat që mbart për t’ua bërë dhuratë trafikantëve të drogës që të pastrojnë paratë dhe t’ia bëjnë dhuratë Edi Ramës. Përgatitja e marrëveshjes me artistët ka nisur para 1 muaji dhe nuk ka lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen e ndodhur sot. Nesër (sot) do të nënshkruajmë marrëveshjen dhe ajo do të botohet me të gjitha pikat që përmban”, sqaroi kreu i PD-së.

Zhvillimet e djeshme 

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Rrethimi i godinës së Teatrit Kombëtar nga forca të shumta Policie mobilizoi me urgjencë edhe drejtuesit më të lartë politikë të opozitës.

Basha, dje brenda godinës së Teatrit
Basha, dje brenda godinës së Teatrit

Të deklaruar pro kauzës së Aleancës për Teatrin, demokratët u gjendën që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në krah të artistëve dhe qytetarëve. Pjesë e tubimit përpara godinës së Teatrit Kombëtar ishte edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Duke mbështetur kauzën e artistëve, Basha u vendos që në fillim në hyrje të Teatrit Kombëtar, duke garantuar për përkrahje të opozitës dhe duke akuzuar qeverinë për konsumimin e një tjetër afere korruptive kundër interesit qytetar.

 

“Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milionë euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës. Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës”, deklaroi Basha.

Perplasja e protestuesve dhe forcave te rendit per mbrojtjen e godines se Teatrit Kombetar (4)

MARRËVESHJA

Vendimi për të parë nga afër atë që ka ndodhur në brendësi të godinës së Teatrit Kombëtar shtyu fillimisht kryedemokratin Lulzim Basha dhe më pas artistët të thyenin kordonin e Policisë dhe të hynin në brendësi të godinës. Në komunikim të vazhdueshëm me aktorë dhe regjisorë, pjesë të Aleancës për Teatrin, Basha premtoi nënshkrimin e një marrëveshjeje gjatë ditës së sotme me artistët në orën 11:30.

brenda teatrit1

“Ne do të jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrin. Kemi qenë në bashkëbisedim të vazhdueshëm, jo vetëm për çështjen e Teatrit, por në tërësi për çështjet e artit dhe të kulturës dhe çështjen e krizës së demokracisë në Shqipëri. Për Partinë Demokratike dhe qytetarët është privilegj që të kemi akses në thesarin e ideve dhe mendimeve të artistëve. Ky duhet të jetë edhe një paralajmërim për atë që do të vijë. Ne do ta shporrim këtë shpurë kriminelësh që do të shkatërrojë edhe Teatrin, me të gjithë historinë dhe vlerat që mbart për t’ua bërë dhuratë trafikantëve të drogës që të pastrojnë paratë dhe t’ia bëjnë dhuratë Edi Ramës. Përgatitja e marrëveshjes me artistët ka nisur para 1 muaji dhe nuk ka lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen e ndodhur sot. Nesër (sot) do të nënshkruajmë marrëveshjen dhe ajo do të botohet me të gjitha pikat që përmban”, sqaroi kreu i PD-së.

360grade.al

Kush ja vuri policëve pistoletën te koka në Elbasan? Zheji: Papleka, vrasës? Apo u vetëmbrojt?

Të tjera