» “Tienanmeni shqiptar dhe i munguari i madh”

“Tienanmeni shqiptar dhe i munguari i madh”

Prej ditësh artiste, qytetare, pjestare te shoqerise civile dhe opozitare kane protestuar perpara Teatrit Kombetare, kunder vendimit te qeverise Rama per prishjen e tij dhe ngritjen e kullave, ku nder te tjera do strehojne dhe teatrin e ri.

Pas shume oresh proteste dhe perplasje me forcat e rendit, artistet arriten te futen ne ambientet  e Teatrit ku ende sot vazhdojne te jene te ngujuar, ne perpjekje per te mos lejuar prishjen e godines historike e ndertuar ne vitet ’30 nga arkitekte italiane dhe qe nga opinioni artistik quhet nje godine me vlera historike dhe kulturore.

Mbi kete teme piktori Avni Delvina ka realizuar nje nga grafikat e tij me te bukura. Ku  ne qender jane protagonistet e protestes se djeshme regjizori Edmond Budina dhe te tjere, por gjithashtu protagonist eshte dhe mos prononcimi i shkrimtarit Ismail Kadare/360grade.al

Avni Delvina

Kjo ide per kete grafike me lindi nga dy momente shume emocionuese te protestes dhe perplasjes per liri dhe demokraci tek Teatri Kombetar….E para ishte nje foto e rralle e aktorit Neritan Licaj perballe forcave te shumta te policise alla Tienanmen …..dhe e dyta ishte aktori dhe regjizori Edmond Budina, nje njeri me shume vlera e per tu marre shembull…Ne nje moment i tronditur, perpara gazetareve, ai i kerkon te prononcohet shkrimtarit te madh Ismail Kadare per Teatrin dhe per situaten dramatike te demokracise ne Shqiperi …..por mbeshtetja e shkrimtarit nuk besoj se do te vije !!!…. Ai eshte shkrimtar i madh, por Mondi, Neritani, e shume miq te tjere te kesaj perballje te veshtire jane mbi te gjitha njerez te medhenj !

 —

Fotografia e Avni Delvina

360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera