» Eksplozivi te monumenti i nacionalistit grek, reagon OMONIA: Ishte goditje terroriste

Eksplozivi te monumenti i nacionalistit grek, reagon OMONIA: Ishte goditje terroriste

OMONIA ka reaguar fill pas sulmit ndaj monumentit të nacionalistit grek Thimjo Lloli.

Sipas organizatës së minoritetit grek, kjo ishte një goditje terroriste që bëhet në zemër të minoritetit etnik grek.

Përmes një komunikate zyrtare ndër të tjera thuhet:

“Indiferenca e autoriteteve kompetente për të gjetur autorët e vandalizimit para disa muajsh të Monumentit të Thimjo Lloli i lë ato të ekspozuara.

Inisiativë e OMONOIA-s për ringritjen e monumentit të ri dinjitoz.

 Sot në të gdhirë në kryefshatin e trevave të Vurgut, në Krane dhe pikërisht në qendrën e komunitetit, në ambientet e oborrit të Kishës së Hirshme dhe Shkollës, u shënua një goditje e organizuar terririste me përdorim të një sasie të konsiderueshme lëndësh plasëse. Shkas përbën akoma një herë vandalizimi i Monumentit që me nismë të BDMEG OMONOIA, banorëve të fshatit dhe me miratimin e autoriteteve lokale, ishte ngritur para disa vjetësh për të nderuar Kujtimin e luftëtarit legjendar për të drejtat e komuniteteve lokale, Thimjo Lloli.

Monumenti pas këtij akti u shkatërrua tërësisht por përtej kësaj grupi i organizuar që veproi deshi të dërgoj edhe mesazhin se nuk mjaftohet vetëm me vare dhe lloza. Tanimë aktivizohet me metoda të terrorizmit!

Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik. Madje indifirenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë.

Madje nuk është koinçidencë e rastit që bashkë me të tjera episode të rënda të grabitjeve dhe shkatërrimeve në banesa të pjesëtarëve të MEG, të gjitha ndodhin në kuadrin e gjendjes së brendshme jo të qëndrueshme në Shqipëri dhe në periudhën që pjesëtarë të Komunitetit tonë që jetojnë në Greqi, kthehen masivisht në fshatrat dhe krahinat e tyre.

Nga ana e jonë si BDMEG OMONOIA jemi tanimë orientuar në vendimin që arkitektë dhe artistë pjesëtarë të MEG të realizojnë projektin respektiv dhe propozimin dhe gjithashtu realizimin e një fushate mes anëtarëve të Organizatës,për grumbullimin e fondeve të nevojshme, për ngritjen e një Monumenti të ri të përshtatshëm për Thimjo Lloli-n por edhe për historinë e përpjekjeve tona në vijimësinë e prezencës historike të Helenizmit në trevat amtare”, nënvizon OMONIA.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera