» Një Milan kërcënon Juventusin: Për Interin nuk ka miqësore

Një Milan kërcënon Juventusin: Për Interin nuk ka miqësore

Inter dhe Juventus do të luajnë një miqësore luksi pasditen e kësaj të mërkure.

Dy gjigantët e Seria A do të përplasin “brirët” në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve. Por, pavarësisht se rezultati i këtij 90 minutëshi nuk ka shumë rëndësi, mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar nuk e konsideron Juventusin si një kundërshtarë miqësorë, ashtu siç janë të gjithë kundërshtarët gjatë miqësoreve sipas sllovakut.

“Kjo nuk është miqësore, asnjë lojë nuk është miqësore. Këto janë ndeshje përgatitëse dhe ne duhet të tregojmë gjërat që po bëjmë në stërvitje. Ne jemi duke punuar shumë dhe mendoj se po punojmë shumë mirë. Ne duhet të bëjmë gjërat që trajneri dhe stafi teknik kërkojnë prej nesh. Është e rëndësishme t’i bëjmë këto gjëra në fushë.

“Sigurisht, gjuha është gjithmonë e rëndësishme. Sipas mendimit tim, ai tashmë kupton disa fjalë, por gjëja e rëndësishme është që ne e kuptojmë njëri-tjetrin në këtë fushë. Unë jam shumë i lumtur, të gjithë ata që kanë ardhur janë duke na dhënë një dorë të madhe dhe kjo është e rëndësishme për ne”.

“Juventusi ka disa lojtarë shumë të mirë. Përveç Ronaldos që është një nga më të mirat në botë, ka edhe futbollistë si Higuain, Douglas Costa dhe Dybala. Ne mbrojtësit duhet gjithmonë të jemi të kujdesshëm dhe të fokusuar. I gjithë ekipi do të duhet të punojë mirë “.-përfundoi Skriniar.

24 vjeçari ndodhet prej 2 vitesh te Interi, duke u shndërruar në një nga shtyllat kryesore te zikaltërit. Ndërkohë, në sezonin e ri, Skriniar do të formojë repartin e prapavijës së bashku me De Vrij dhe Godin.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera