» 3.4 milionë euro/ Basha i gatshëm për të ndihmuar autoritetet belge

3.4 milionë euro/ Basha i gatshëm për të ndihmuar autoritetet belge

Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur gatishmerinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Zoti Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet ne pritje te rakordimit me to per menyren e bashkepunimit.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera