» S’ka kush të gjykojë ekstradimet në Gjykatën e Lartë, KLGJ mbledhje urgjente

S’ka kush të gjykojë ekstradimet në Gjykatën e Lartë, KLGJ mbledhje urgjente

Situate e krijuar në Gjykatën e Lartë në bllokimin e kërkesave të ekstradimit, ka vënë në lëvizje Këshillin e lartë Gjyqësor.

Janë tre kërkesa që qëndrojnë në pritje dhe që rrezikojnë kalimin e afateve ndaj dhe në një mbledhje urgjente është vendorus që trupa të plotësohet nga gjyqtarë të Apelit me kushtin që të kenë 13 vite eksperiencë në detyrë si dhe do të duhet të kenë kaluar vettingun.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, por në detyrë janë vetëm dy.

Madje qëndrimi në detyrë i kryetarit Xhezair Zaganjori është ankimuar në KPA ndërsa anëtarit tjetër Ardian Dvorani i ka përfunduar mandati.

Aktualisht KLGJ është duke diskutuar sa do të jetë numri I gjyqtarëve që do të delegojnë. Për një çështje trupa duhet të ketë 3 anëtarë. Ndaj dhe është shtruar propozimi për të deleguar 9 anëtarë, apo e njëjta trupë do të shqyrtojë tre dosjet e ekstradimit


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera