» ‘Babëzia e Rilindjes rrënoi Vettingun’/ Vasili: ‘Komisioni i Venecias parashikoi rreziqet që do të sillte’

‘Babëzia e Rilindjes rrënoi Vettingun’/ Vasili: ‘Komisioni i Venecias parashikoi rreziqet që do të sillte’

Nuk ka më dyshime. Komisioni i Venecias e parashikoi tre vite më parë kapjen e Reformës në Drejtësi nga Rama.

Në një shënim në fb, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili duke iu referuar komentit të fundit të vitit 2015 nga Komisioni i Venecias i sjellë në vëmendje edhe nga gazetari Andi Bejtja, shkruan se:

‘Gjithçka që Komisioni i Venecias parashikoi për rreziqet shumë të mëdha që zbatimi i Vetingut do te sillte, dolen një për një.

Konsensusi ishte shansi i vetëm për suksesin e Vettingut, por babëzia e Rilindjes rrënoi Vettingun.

Andi Bejtja sjell në mënyrë perfekte dhe ad literam opinionin e Komisionit të Venecias për Vettingun.

Lexojeni vete postimin e Bejtes dhe çdo koment i mëtejshëm është i kotë.’


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera