» VIDEO/ Sherr në mes të Vlorës, disa persona godasin me shkelma e grushte shoferin e një makine

VIDEO/ Sherr në mes të Vlorës, disa persona godasin me shkelma e grushte shoferin e një makine

Disa persona janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pranë rreth rrotullimit në Skelë, ku disa persona kanë dhunuar drejtuesin e një automjeti, në momentin që ky i fundit ka dalë nga makina.

Ai është goditur me grushte e shkelma, ndërsa ka marrë plagë të lehta në trup e fytyrë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e  Vlorës ku është mjekuar dhe më pas eshtë marrë në pyetje nga policia.

Identiteti i personave të përfshirë në konflikt nuk bëhet i ditur, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera