» Foto/ Shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm zhduken pa zhurmë nga qelitë e burgut, kapen në pyll me drogë e armë

Foto/ Shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm zhduken pa zhurmë nga qelitë e burgut, kapen në pyll me drogë e armë

Dy të burgosur shqiptarë, që u arratisën të martë nga burgi i Cassandra në Greqi, u arrestuan nga policia vendase.

Ata janë kapur në një zonë pyjore ndërsa kishin me vete përveç lëndë narkotike edhe granata dhe kallashnikovë.

Oficerët e policisë arritën t’i ndalonin dhe t’i arrestonin. Kur arritën në stacionin policor, dy shqiptarët zbuluan identitetin e tyre.

Drejtoria e burgjeve raportoi se dy shqiptarët munguan gjatë numërimit të së martës dhe menjëherë u konsideruan të arratisur, duke njoftuar autoritetet policore në të njëjtën ditë për t’i kërkuar ata.

Të arratisur janë një 31 vjeçar, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasje plus 12 vite burg për tentativë vrasje në bashkëpunim, ndërsa tjetri është një 33 vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm plus 4 vite e 26 muaj burg për vrasje të qëllimshme.

bbf276ed86d3b0a0fa499446495f33eb-1068x601


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera