» Nuk i rezistojnë epshit, njihuni me tradhtarët e horoskopit. Çfarë shenje është partneri juaj?

Nuk i rezistojnë epshit, njihuni me tradhtarët e horoskopit. Çfarë shenje është partneri juaj?

Besoni ose jo në horoskop, njëherë e keni hapur për ta lexuar një lajm në lidhje me shenjat e zodiakut. Dhe sigurisht që fjala ‘tradhëti’ ju shtyn akoma më tepër që të lexoni nëse ekziston ndonjë mundësi që partneri ta kryejë këtë akt apo jo.

Bazuar në shenjën e horoskopit ju tashmë mund të merrni vesh edhe se sa mundësi ka që partneri apo partnerja juaj të mos ju qëndrojë besnik.

Lexoni përshkrimet e mëposhtme sipas shenjës përkatëse.

Dashi

Si një shenjë zjarri, konkurrues dhe dinamik, Dashi  vepron në bazë të instinkteve dhe një dobësie të momentit ku mund t’i futet në shtrat tjetrit/ës. Sondazhi i EduBirdie, nxori se 34 për qind e njerëzve të lindurve nën këtë shenjë kanë tradhtuar partneren.

Demi

Shenja sensuale dhe praktike e tokës. Ndonëse shumica e tyre besojnë fort se kanë vetëm një shpirt binjak, kur ky i fundit rezulton t’i përkasë shenjës së Shigjetarit (shenja që tradhton më shumë) Demi nuk të mban pishtarin ,por ta kthen me të njëjtën monedhë. Ndaj sondazhi doli në përfundimin se 17% e tyre tradhtojnë.

Binjakët

Njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve zakonisht preferojnë marrëdhënie të rastësishme, të cilat nuk të vënë përpara përgjegjësive! Gati 31 për qind e tyre kanë tradhtuar dhe kjo kur ata quajnë një lidhje serioze. Pasi kur nuk e kanë seriozisht mund të shkojnë me disa veta njëkohësisht.

Gaforrja

Sentimental dhe të dhembshur, kjo shenjë uji jepet me mish e me shpirt në një marrëdhënie. Megjithatë kanë ata anën e tyre të errët që ne do e quanim “thëngjilli i mbuluar”! Të jetë kjo vallë arsyeja përse 13 % e tyre tradhtojnë?

Luani

Luanët kanë lindur për dramën! Nuk kanë frikë të përballen me pasojat e veprimeve të tyre dhe para vetes nuk vënë asnjeri. Kjo është arsyeja përse ata tradhtojnë, sepse duan të kënaqin egon! 36% janë shanset që ata të tradhtojnë.

Virgjëresha

Njohur si shenja për analitike e zodiakut, Virgjëresha është një partner i sigurt për t’u pasur, sepse rreziku është vetëm 6% ! Nuk i kanë qejf dramat dhe gjithçka duan është ‘paqja në botë’

Peshorja

Shenja e shtatë astrologjike jo vetëm që identifikohet si diplomatja e zodiakut, por edhe si besnikë të pashoqë! Sondazhi i EduBirdie tregoi se vetëm 7 për qind e kanë çuar ndër mend të tradhtojnë në çift dhe të kenë një lidhje paralele me dikë tjetër përveç partnerit të tyre.

Akrepi

Kjo shenjë e ka shumë të vështirë të krijojë marrëdhënie (të çfarëdolloj tipi) me njerëzit përreth, e për këtë arsye e ka shumë të vështirë të lidhet e jo më të gjejë një të dytë edhe për të tradhtuar të parën!  I japim 9%

Shigjetari

Ekstrovertë nga natyra, EduBirdie zbuloi se 23 për qind e Shigjetarëve kanë tradhtuar! Kjo sepse ata janë shpirti i lirë i zodiakut.

Bricjapi

Shenjë serioze dhe e pavarur, që nuk u bëjnë kollaj përshtypje gjërat! Duhet shumë për t’i tërhequr vëmendjen një Bricjapi dhe sipas sondazhit vetëm 11% të tyre kanë tradhtuar. Jini të qetë, pasi është me ju dhe nuk ka ndërmend t’i hedhë ‘grepat’ diku tjetër.

Ujori

Duke qenë aq të thellë si tipa, ata krijojnë lidhje po aq të thella. Tradhtojnë vetëm për të dalë nga monotonia, por kjo është shumë e rrallë, sepse ujori e shijon atë rutinën e vet e nuk mërzitet. Dhjetë për qind e tyre janë tradhtar.

Peshqit

Kjo shenjë e ujit është e dhembshur dhe e ndjeshme, kështu që duket sikur besnikëria e tyre është aq stoike sa vështirë të tradhtojnë partnerin. Por ja që 12% e tyre e bëjnë.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera