» I ndaluan transmetimin e këngëve në RTSH/Reagon këngëtarja serbe, gruaja e Arkanit

I ndaluan transmetimin e këngëve në RTSH/Reagon këngëtarja serbe, gruaja e Arkanit

Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri i ndaloi Radiotelevizionit Publik Shqiptar, transmetimin e këngëve të këngëtares serbe, Ceca.

Kjo pasi thuhej se këngëtarja serbe i është bashkuar disa herë, publikisht, zërave antishqiptarë për Kosovën dhe se në këngët e deklaratat e saj të mëparshme, ka qenë frymëzuese e krimeve në Bosnjë dhe në Kosovë.

Lidhur me këtë vendim ka ardhur reagimi i Svetllana Razhnatoviq, e cila njihet nga të gjithë si Ceca.

“Nuk jam e informuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën kjo është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia”, është shprehur Ceca.

Ajo deklaroi se këngët e saj gjithmonë janë bazuar në mesazhet e dashurisë, duke nënvizuar se këngët e saj synojnë që të bashkojnë njerëzit.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera