» “Ti sjell rreze dritë kur hyn në Tiranë, sjell lekun ..”/”Mirënjohje për Reformen në Drejtesi”

“Ti sjell rreze dritë kur hyn në Tiranë, sjell lekun ..”/”Mirënjohje për Reformen në Drejtesi”

Reforma në Drejtësi është shumë e debatuar në politikën shqiptare. Fakt është se , si pasojë e saj gjithë gjyqsori shqiptar pothuajse është në kolaps: Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk funksionojnë, pasi shumica e gjyqtarëve nuk kanë kaluar Vettingun. Javën e kaluar edhe Presidenti Meta ngriti akuza të forta ndaj kësaj reforme, duke e quajtur “Rama Form” dhe dyshimet se e gjitha drejtohet nga filantropi i kudondodhur në Shqipëri, Soros.
Mbi këtë temë është dhe grafika e piktorit Avni Delvina :”Mirnjohje per Reformen ne Drejtesi”, ku shihet Soros që mban në kurriz dy nga figurat më të spikatura të mazhorancës, Taulant Ballën dhe Usli Manja, të cilët praktikisht tërheqin fijet e gjithë reformës,. Delvina e shoqëron grafikën dhe me vargjet e transfromuara të kenges te kompozitorit Agim Prodani.

Grafike nga cikli “Mirnjohje per Reformen ne Drejtesi”,
me tekstin e nje kenge te famshme te kompozitorit Agim Prodani Kenga e mjekut, qe e kam dhe vellain e nenes time.

Me bursat e bardha afrohesh ngadale
Prane dhembjes qe clodhet ne gjume 
Ti sjell rreze drite kur hyn ne Tiran
sjell lekun qe rjedh si nje lume

I qeshur i dashur i embel ti flet
pa u mposhtur qendron ne shtrengate
per te ardhmen e ndritur te shqiptarve theret
ti lodhje sndjen dite as nate

Per zemren dhe Hapjen fisnike
per planet e arta qe ke
Me mirenjohje ty te kujtojne
per ty kendojme ne

Fotografia e Avni Delvina

 

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera