» Shkarkohet nga detyra edhe kryeprokurori i Vlorës, kalon pa problem prokurorja e Tiranës

Shkarkohet nga detyra edhe kryeprokurori i Vlorës, kalon pa problem prokurorja e Tiranës

Shkarkohet nga detyra edhe kryeprokurori i Qarkut të Vlorës, Ardian Ylli.

Vendimin për kryeprokurorin e Vlorës Ardian Ylli e dha trupa gjykuese e përbërë nga: Roland Delia kryesues, Vlabona Sanxhaktari anëtare dhe Olsi Komici relator i çështjes.

Vendimi u dha nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mëngjesin e sotëm.

Po sot u konfirmua në detyrë Prokurorja e prokurorisë së Tiranës, Elida Kackini.

Vendimin për prokuroren e Tiranës e dha trupa gjykuese e përbërë nga:  Valbona Sanxhaktari, kryesuese, Xhensila Pina anëtare dhe Etleva Çiftja realtore e çështjes.

Gjithashtu gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj, kandidat për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, u shkarkua sot nga detyra.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera