» Italianët humbin gjatë natës në Mallakastër, banorët ndihmojnë gruan shtatzënë, dy fëmijët dhe burrin

Italianët humbin gjatë natës në Mallakastër, banorët ndihmojnë gruan shtatzënë, dy fëmijët dhe burrin

Policia e Mallakastrës dhe banorë të zonës së Rabijes u vijnë në ndihmë disa turistëve italianë.

Një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin tonë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian burri, gruaja shtatzënë dhe dy fëmijët, u gjetën në kushte të mira shëndetësore.

Momentalisht ata ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij.

Policia falenderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera