» “Banka e Shqipërisë kërkon mish njeriu”/ A do arrijë Rama të “ekzekutojë” Malajn

“Banka e Shqipërisë kërkon mish njeriu”/ A do arrijë Rama të “ekzekutojë” Malajn

Maxhoranca socialiste pritet të shkarkojë ish-deputetin e saj, Arben Malaj nga Bordi i Bankës së Shqipërisë.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë paraqitur dokumentin kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, me anë të të cilit kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë.

Të shumta kanë qenë reagimet nga politika dhe jo vetëm për këtë nismë të socialistëve.

Piktori Avni Delvina ka realizuar një nga grafikat e tij të spikatura me këtë temë: “Banka e Shqipërisë kërkon mish njeriu”. Mjeshtri vendos në grafikë Arben Malajn, në karrigen elektrike, të ekzekutimit me vdekje, ndërsa Banka e Shqipërisë, në sfond, digjet në flakë.

Fotografia e Avni Delvina


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera