» Dokumenti/ “Qëndrime publike që dëmtojnë imazhin e Bankës së Shqipërisë”- Zbardhet kërkesa e deputetëve socialistë për shkarkimin e Malajt

Dokumenti/ “Qëndrime publike që dëmtojnë imazhin e Bankës së Shqipërisë”- Zbardhet kërkesa e deputetëve socialistë për shkarkimin e Malajt

Është zbardhur kërkesa që deputetët socialist i kanë dërguar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në lidhje me shkarkimin e Arben Malaj nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Kërkesa për shkarkimin e Malajt arsyetohet me qëndrimet publike të tij, të cilat theksohet se “dëmtojnë imazhin e  Bankës së Shqipërisë”.

“Secila prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit të Mbiqyrjes dhe të gjitha rastet së bashku mund të çojnë në konkluzionin që temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura, mund të kenë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe duke qenë se ato shprehin qëndrime dhe vlerësime që janë pjesë e analizave politike të lidhura me grupime politike, besojmë se ato dëmtojnë imazhin e Bankës së Shqipërisë”, thuhet mes të tjerash në kërkesën dërguar Ruçit.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, thuhet gjithashtu se secila prej daljeve publike të z.Malaj, çojnë në konkluzionin se temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura bien ndesh dhe cënojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i mbajtur në Bankën e Shqipërisë.

9c98fcf3-8ebd-4120-bd61-cb3efe65662678e2bdad-6c1f-40fb-91e6-e50e3d99b8dc397f8b9e-38d5-4ca7-b51c-1a51fc6453a8d0944165-0683-4ad3-8292-7bc59dbdf977bd4fd03c-04ca-4e5c-b789-e6daa3fa242851462e96-46fd-4946-971b-bb86e6dd48db

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera