» Fundjavë larg politikës dhe zhurmës/ Spiropali na prezanton me bashkëshortin

Fundjavë larg politikës dhe zhurmës/ Spiropali na prezanton me bashkëshortin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka vendosur të shkëputet për pak nga jeta e ngjeshur politike.

Këtë fundjavë, ministrja Spiropali ia ka dedikuar kohën njerëzve të saj më të shtrenjtë, bashkëshortit dhe vajzës. Vetë Spiropali ka publikuar një foto në “Facebook”, në të cilën shpreh shumë dashuri, ndërsa na prezanton edhe me bashkëshortin e saj.

Ajo shfaqet në plazh me bashkëshortin dhe vogëlushen e tyre. Të tre të përqafuar dhe të buzëqeshur, na përcjellin mjaft dashuri nga plazhi.

Elisaaa

 


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera