» Kryemadhi propozon mënyrën për zgjidhjen e krizës: Ja çfarë duhet bërë

Kryemadhi propozon mënyrën për zgjidhjen e krizës: Ja çfarë duhet bërë

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dhënë një propozim në mënyrë që Shqipëri të dalë nga kriza që e ka kapur dhe për të shmangur kriza të tjera.

Zgjidhja sipas Kryemadhit është një referendum ku qytetarët të zgjedhin për sistemin zgjedhor, mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe sesi duan të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Unë mendoj që kjo punë zgjidhet vetëm nga shqiptarët. Dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen nga 5 veta që ulen në tavolinë.

Ne duhet të shkojmë në një referendum që duhet të vendosin shqiptarët se çfarë duhet të bëjnë. Pra në një referendum i cili është shumë i thjeshtë për t”u organizuar nuk ka nevojë, janë 50 mijë firma zgjedhësish, nëse nuk i kanë ne si LSI i kemi 50 mijë firma zgjedhësish që nuk kanë frikë të firmosin.

Pyetësori është shumë i thjeshtë, doni sistemi me lista të hapur apo me lista të mbyllura. Doni ndarje administrative me 61 bashki apo me 100 bashki. Sepse reforma administrative ka dështuar.

Të shikojmë nëse janë shqiptarët për këtë system. Ke Ndarje administrative, sistemin zgjedhor, e do mazhoritar apo me lista të hapura apo të mbyllura. Presidentin, e do nga populli apo nga parlamenti. Dhe me këto 3 pika e mbyll këtë vorbull dhe tymnajë. Në momentin që votojnë shqiptarët për 45 ditë shkon në zgjedhje locale dhe të përgjithshme të parakohshme. Boll vendosën 5 veta por të vendosin shqiptarët.

Kryemadhi është shprehu se nuk ka frikë të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën, duke shtuar se opozita është e vendosur përballë presionit dhe manipulimit.

“Nuk kam fare frikë të shkoj me Ramën kryeministër. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka folur edhe për dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili caktoi datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve, duke thënë se edhe PD edhe opozita kërkojnë plotësimin e standardeve.1563216043_MKRYEMADHI11

“Zgjedhjet sipas dekretit të presidentit janë më 13 tetor dhe nuk ishin më 30 qershor. Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vetëm kërkesën e Idejet Beqirit dhe jo dekretin e presidentit. Si PD dhe opozita jemi për çështjen e standardeve. A është 13 tetori a 24 tetori është diçka që duhet ta diskutojmë të gjithë më presidentin e Republikës. Parlamenti sot është ilegjitim pasi kemi deputetë të zyrtarizuar nga prokuroria dhe të konfirmuar nga gazeta gjermane Bild. Sa herë e kemi diskutuat djegien e mandateve, kjo shihet si një fenomen që mund të kthehet zinxhir në rajon. Një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve është Vucic. Ai ka thënë se nëse do njihet në Shqipëri do vijojë edhe në vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Kryemadhi.

“Kush është ai gjyqtar i cili merr përsipër shkeljen e dekretit presidencial. Nga ana ligjore 13 tetori, KQZ nuk e ka nisur procesin. Ne do i bëjmë një letër KQZ-së sepse çdo letër që do na kthejë KQZ do jetë një shpjegim por nëse Denar Biba do kërcënohet me vettingun e bashkëshortes së tij, kjo është çështje tjetër”, u shpreh ajo më tej.1563216151_monakryemadhi

Ndërkohë, kryetarja e LSI ka folur edhe për pallatin e saj në zonën e Unazës së Re, për të cilin shprehet se atë ndërtesë e ka me firmë të Edi Ramës, e duke theksuar se nuk ka frikë nga drejtësia.

“Unë nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Mos kam bërë gjë foto me Obamën si gruaja e Bilalit. Mos i kam dhënë gjë tendera vëllait. Pse duhet të kem frikë. një pallat që kam ma kanë dhënë me firmë të Edi Ramës. Më thonin vetë njerëzit e urbanistikës atëherë më thonin mos e zbardhni lejen. Kur ka ardhur Basha në bashki ka gjetur 15 leje të tjera. ta dinin ju sa leje ka dhënë e ka hequr Edi Rama se ne jemi marrë vetëm me brekushet. Pallati është në tokën e babait tim. Tani ky edhe po të dojë të më hetojë mua për këtë i bie të hetojë veten e tij”, tha Kryemadhi.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera