» “Vera e vdekjes”, ja sa persona kanë vdekur vetëm për një muaj në plazhet e vendit

“Vera e vdekjes”, ja sa persona kanë vdekur vetëm për një muaj në plazhet e vendit

Duket se vera e këtij viti nuk ka nisur aspak mirë.

Deri më tani, vetëm 1 muaj, kanë vdekur 11 pushues vendas dhe të huja.

Shifra këto aspak favorizuese. Edhe pse rastet më të shpeshta kanë qënë ato të atakut kardiak tek viktimat në moshën 60-vjeç duke se nuk kanë munguar as mbytjet tek të rinjtë përmendim këtu rastin e 18-vjeçarit të mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeçarit nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e Currilave në Durrës, duke e përkeqësuar këtë edhe më shumë situatën mungesa e rojeve bregdetare.

Megjithatë të pakta nuk kanë qënë as rastet kur pushuesit kanë tentuar të mbyten.

Nga ana e saj zyra për mbrojtjen e konsumatorit bën përgjegjës institucionet qendrore dhe ato lokale për mungesën e rojeve bregdetare.

Më poshtë jnë të listuara të gjitha rastet të cilat kanë shënuar viktima.

RASTET

1. Mbytet i moshuari në Lezhë: 09 Korrik, 2019

2. Mbytet 70-vjeçari, pushues nga Bosnja në Plazhin e Durrësit:  08 Korrik, 2019

3. Mbytet turisti nga Gjermania në plazhin e Durrësit: 01 Korrik, 2019

4. Mbytet 18-vjeçari në Lezhë: 27 Qershor, 2019

5. Mbytet 31-vjeçari nga Skrapari në plazhin e Currilave në Durrës: 24 Qershor, 2019

6. Mbytet 75-vjeçari në Durrës: 24 Qershor, 2019

7. Mbytet pushuesja në Plazhin e Rin në Vlorë: 21 Qershor, 2019

8. Mbytet pushuesja 70-vjeçare në Vlorë: 17 Qershor, 2019

9. Mbytet 70-vjeçari nga Kosova në plazhin e Durrësit: 11 Qershor, 2019

10. Mbytet 86-vjeçari në Durrës: 11 Qershor, 2019

11. Mbytet 55-vjeçari në plazhin e Sarandës: 12 Maj, 2019


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera