» EMRI/ Vret gruan, shqiptari del përpara gjykatës në Britani. Çfarë tha ai

EMRI/ Vret gruan, shqiptari del përpara gjykatës në Britani. Çfarë tha ai

Një burrë shqiptar ka dalë sot përpara gjykatës së Osfordit në Britani pasi akuzohet për vrasjen e gruas së tij.

Fatos Xheta, akuzohet për vrasjen e Safie Xhetës, ngjarje e ndodhur më 17 qershor në Firence Park.

I pandehuri foli nëpërmjet një përkthyesi shqiptar për të konfirmuar identitetin e tij, por nuk dha detaje të tjera dhe nuk u shfajësua.

Data e fillimit të gjyqit është caktuar për më 2 dhjetor, ndërsa do të rikthehet në gjykatë më 29 gusht për t’iu lexuar aktakuza.

Gruaja e tij, 35 vjeçare, u gjet e vdekur në një pronë rreth orës 5 të së hënës, më 17 qershor.

Një ekzaminim konfirmoi se shkaku i vdekjes së gruas ishte një plagë me thikë në qafë.

Fqinjët shprehën tronditjen dhe trishtimin e tyre në lidhje me incidentin.

Policia e kishte përshkruar më parë vdekjen e gruas si një ‘incident të izoluar’.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera