» Vrau për gjakmarrje, kapet pas 6 vitesh 53-vjeçari nga Fushë-Kruja

Vrau për gjakmarrje, kapet pas 6 vitesh 53-vjeçari nga Fushë-Kruja

Një 53-vjeçar i dënuar me 35 vite burg për vrasje është arrestuar nga policia e Durrësit.

Bëhet fjalë për Skënder Bakun, 53 vjeç, banues në Luz të Fushë Krujës .

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, sqaron policia.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës  ka vrarë  me armë zjarri shtetasin L.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera