» Basha: Rama u refuzua,s’duhet të jemi euforikë.Takime në çdo degë

Basha: Rama u refuzua,s’duhet të jemi euforikë.Takime në çdo degë

Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e tij në selinë blu tha se situata aktuale politike është komplekse, duke thënë se 85 përqind e shqiptarëve refuzuan të shkojnë në votime në 30 qershor.

Basha u shpreh se Ramën e ka refuzuar edhe PS-ja. Ai vlerësoi se PD në këtë moment nuk duhet të jetë euforike.

“Nuk duhet të jemi euforikë. Duhet të bëjmë takime në çdo degë. Do të merremi me organizimin e partisë”, tha ai ndër të tjera.

Lulzim Basha theksoi se PD-së tashmë i duhet dhënë një dimension i ri. Ai nënvizoi se energjinë refuzuese duhet ta kthejmë në pozitive, duke shpalosur alternativën.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera