» Nuk dekreton Gjinushin, gazetari: Një refuzim dinjitoz i Presidentit Ilir Meta

Nuk dekreton Gjinushin, gazetari: Një refuzim dinjitoz i Presidentit Ilir Meta

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar me një postim në faqen e  tij në rrjetet sociale pas refuzimit nga ana e presidentit të Republikës të dekretimit të Skender Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

“Zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë”, shkruan Kikia.

Ja postimi i plotë:

Një refuzim dinjitoz i presidentit Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta nuk e dekreton Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave.

Pavarësisht arsyeve që ka apo që mund të ketë, ky është një veprim i drejtë. Zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë. Akademia e Shkencave nuk është ministri, ku titullari është post politik. Kreu i Akademisë së Shkencave duhet të jetë një figurë elitare e shoqërisë, duhet të personifikojë jo vetëm studiuesin dhe akademikun, por edhe personalitetin e padiskutueshëm publik.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera