» Hapja e kutive nga Eduard Ndocaj, kreu i KQZ: Ankimuesit bënë hile e kthyen në farsë. S’kërkuan verifikimin e listave të votuesve. Biba: Janë fakira…

Hapja e kutive nga Eduard Ndocaj, kreu i KQZ: Ankimuesit bënë hile e kthyen në farsë. S’kërkuan verifikimin e listave të votuesve. Biba: Janë fakira…

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kement Zguri ka folur për procesin e numërimit të votave në 11 KZAZ-të e Bashkisë së Lezhës. KQZ hapi sot 11 kutitë e Lezhës, por jo listat e zgjedhësve të këtyre KZAZ-ve siç kërkoi një ditë më parë kreu i KQZ-së.

Nga numërimi nuk rezultuan të kishte ndryshim të votave dhe ato lëviznin me shumë pak diferencë.Në fjalën e tij, Zguri tha se procesi i hapjes së kutive është shoqëruar me një hile nga ana e ankimuesve që sipas tij kërkojnë numërimin e kutive, por nuk kërkojnë që të shikohet lista e votuesve për të parë sa persona kanë shkuar të votojnë.

Kreu i KQZ-së tha se lista e votuesve është konsideruar si mollë e ndaluar dhe kjo sipas tij nuk ndihmon në çtensionimin e situatës dhe për të hedhur poshtë pretendimet se janë mbushur kutitë në mënyrë fiktive.

Në përfundim të këtij procesi, ve re me dhimbje që subjektet e kanë kthyer në një farsë, duke qenë se kam kërkesën ankimore, arsyet pse kundërshtojmë këto vendime kanë lidhjeje shkeljet e rënda ligjore që janë evidentuar në Bashkinë Lezhë. Është shumë e thjeshtë, nëse ti ke një pretendim, që qenkan vota më shumë nga çka zgjedhës në listë, pra minimumi është të kërkosh listat e votuesve.

Asnjë ankimues nuk artikulon të shikohet lista e votuesve dhe listat nuk i përmend njeri.

Listat e votuesve qenkan mollë e ndaluar në këtë proces. Në disa raste kam kërkuar që të hetohen procesverbalet e qendrave të votimit, por kjo është refuzuar. Kam shkuar dhe deri tek disa kuti, të ç’tensionohet klima për arsyen e thjeshtë se ka shtim të zgjedhësve në mënyre artificiale, por kjo është refuzuar. Me që kemi një ankimim që të kontrollohet dhe lista e votuesve, pra kemi 11 kuti të hapura dhe një pretendim i imi refuzohet.

I thash të gjitha këto, me keqardhje shoh që të drejtën e tyre për të ankimuar, e kanë ushtruar nëpërmjet një hileje dhe jo nëpërmjet një ndërgjegjësimi apo një të drejte”, tha Zguri.

KQZ-biba

Por më i ashpër në qëndrime është treguar nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba i cili i ka quajtur ankuesit, Partinë e ‘Konservatore Albania’ të Eduard Ndocajt si fakira, të cilët dolin të sillnin një “Big Brother” elektoral.

Biba tha se ishte i kënaqur që nuk transmetohej më emisioni “Big Brother” që sipas tij ishte shfaqe banale, por partitë politike tentuan ta risjellin atë.

“Unë nuk isha për hapjen e kutive dje. Matematika nuk është opinion, atje ku doli që ishte një votë më tepër, ajo ishte hedhur në kutinë e gabuar. Këtë e thotë ligji. Se ndoshta ju do mbroni këta fakirat.

Ka patur një emision televiziv, ‘Big Brother’, jam shumë i kënaqur që nuk transmetohet sepse tregon që shijet e shqiptareve janë rafinuar dhe nuk shohin më gjëra të tilla aq banale dhe aq të rëndomta.

Por këta donin të shikonin një ‘Big Brother’ elektoral, por gjithçka doli në rregull. Zgjedhjet dolën një ushtrim i mirë i qytetarëve në funksion të ligjeve dhe në funksion të demokracisë”, tha Biba.

Ndërkohë që anëtari tjetër, Bledar Skenderaj u shpreh se ankimuesit, duhet të kallëzoheshin penalisht për shpifje dhe mashtrim.

“Edhe ankuesi, por edhe personat e tjerë duhet të jenë penalisht përgjegjës për këto mashtrime që kanë bërë para qytetarëve”, tha Skenderi.

Numerimi-votat-KQZ=Lezha


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera