» Rrahu gruan dhe vajzat për gjithë natën, po kur shqiptari mori thikën …

Rrahu gruan dhe vajzat për gjithë natën, po kur shqiptari mori thikën …

Dhuna dhe fyerjet gjatë gjithë natës kundër gruas dhe dy vajzave të tij janë episodi i fundit që një grua 51-vjeçare i tregoi Policisë italiane, në Soresina, pasi efektivët mbërritën në apartamentin e saj të njoftuar me urgjencë nga fqinjët.

Pasi policët mbërritën në apartament në qytetin e Kremonës, tri femrat kanë treguar se çfarë ndodhi vendosën ta denonconin burrin dhe babanë e tyre, një shqiptar 53 vjeç, që i rrihte dhe i kërcënonte.

Të trija u shpëtuan dhe u dërguan në spital për t’u mjekuar, por fatmirësisht dëmet ishin sipërfaqësore dhe gërvishtjet do të kalojnë pas disa ditësh.

Ndërkohë karabinierët kanë marrë denoncimin e gruas.

Shqiptari akuzohet për keqtrajtim, kërcënime të rënda dhe plagosje.

Grindja kishte filluar për shkak të xhelozisë, ai e akuzonte gruan për tradhti, pastaj e kishte goditur dhe përplasur, ndaj vajzat ishin hedhur  për të mbrojtur mamanë.

Por, pasi  i kishte rrahur edhe vajzatj, pak më shumë se 20 vjeçe,  i ati kishte marrë një thikë buke të paktën 15 cm dhe ia kishte vënë gruas në fyt duke e kërcënuar me vdekje.

Qenë britmat e gruas dhe dy vajzave që tërhoqën vëmendjen e fqinjëve të cilët alarmuan Policinë, që erdhi me shpejtësi.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera