» Taksa?! Serbët e dinë ‘gde spava zec’

Taksa?! Serbët e dinë ‘gde spava zec’

Fjala është për taksën që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për mallrat serbe. Kjo taksë po shihet nga shumë faktorë të jashtëm si pengesa kryesore e vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë?! Mbase taksa edhe mund të jetë si shkas, por problemi nuk është të shkasi, por të shkaqet që e sollën vendosjen e saj. Dhe shkaqet e shumta që e sollën taksën duhet kërkuar dhe janë vetëm e vetëm në Beograd, aty ku nuk ka asnjë pendim, madje as formal për krimin e gjenocidit që Beogradi zyrtar ka kryer në Kosovë.

Përkundrazi, politika zyrtare në Beograd, kryesit e krimeve në luftë e të gjenocidit jo vetëm në Kosovë i ka shpallur heronj dhe i trajton si heronj. Tek e fundit edhe vet fakti se kjo politikë nuk e ka pranuar gjenocidin serb në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci e në Kosovë, bile as është distancuar nga politikat e gjenocidit, tregon se polit6ika zyrtare e Beogradit ato veprime edhe sot e gjithë ditën i konsideron të drejta dhe në të mirë të popullit serb.

Kushdo që i ka përcjellë zhvillimet në ketë pjesë të Ballkanit edhe në dhjetë vitet e fundit e ka të qartë se ku fle lepuri (gde spava zec), thonë serbët!

Shkurt: Problemi nuk është të taksa, por të mbrojtësit e politikave të krimit e të gjenocidit që e drejtojnë Serbinë edhe sot. Prandaj taksa nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogut!


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera