» Njerëzit marrosen pas këtij liqeni, pa e ditur se është tmerrësisht i rrezikshëm

Njerëzit marrosen pas këtij liqeni, pa e ditur se është tmerrësisht i rrezikshëm

Në çmendurinë e radhës të blogerëve, të cilët udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të botës dhe zgjedhin zonat më piktoreske për të shkrepur një foto, bën pjesë edhe një liqen mahnitës në Siberi. Ngjyra e tij e veçantë blu në të kaltër e ka kthyer në një ndër vendet më të përmendura të momentit. Por ja që rezulton se liqeni – nëse mund ta quajmë kështu – është tmerrësisht i rrezikshëm.

Ndonëse janë paralajmëruar disa herë, njerëzit vazhdojnë ta vizitojnë zonën. Një operator pranë një impianti të qymyrgurit atje rrotull tha për BuzzFedd se “u kërkojnë vazhdimisht njerëzve që të mos afrohen”.

Mesa duket, liqeni është teknikisht një vend  grumbullimi për mbeturinat  dhe shërben si burim ngrohjeje për një stacion elektrik aty rrotull. Në fakt, uji nuk është helmues dhe niveli i rrezatimit është normal, por “kontakti me lëkurën mund të sjellë reaksione alergjike”.

Madje sipas BuzzFeed disa njerëz edhe e konsumuan ujin e liqenit, duke e cilësuar atë si “të ngrohtë dhe me shije të ëmbël”, ndërkohë që një tjetër tha se “ngjante si shije kosi”.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera