» VIDEO/ Spektakël e surpriza në Laç, kurbinasit barazojnë ndaj Hapoelit. Kualifikimi ende i hapur

VIDEO/ Spektakël e surpriza në Laç, kurbinasit barazojnë ndaj Hapoelit. Kualifikimi ende i hapur

Laçi e mbylli me një barazim 1-1, ndeshjen e parë ndaj Hapoel Ber Sheva, në turin e parë të Europa League.

laci hapoel ber sheva

Takimi i zhvilluar në stadiumin e Laçit, nisi menjëherë me një gol për ekipin e Starovës, ku me kokë, ishte ardhja e kësaj vere, Nuabueze, që çoi topin në fundin e rrjetës.

Laci festa

Me kalimin e minutave, ishin izraelitët që kërkonin të barazonin, por Laçi mbrohej mirë. Sërish, rastin më të mirë për gol e kishte Laçi, kur Xhixha goditi nga mesi i fushës, por një devijim i portierit kundërshtar dhe shtylla, nuk lanë Xhixhën të shënojë golin e dytë.

Muabueze

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kurbinasve, ndërsa në të dytën ishin izraelitët që kërkonin golin e barazimit. Në miuntën e 60-të, Hapoel kërcënoi me tre raste radhazi, por ishte Selmani ai që i mbajti në lojë. Hapoeli arriti që të barazojë në minutën e 78-të, kur Levi goditi nga brenda zone dhe mposhti Selmanin.

shtylla e xhixhes

Izraelitët kërkuan sërish që të shënonin edhe të dytin, por ishte Selmani dhe traversa, që i mohuan golin e dytë. Në fund, takimi u mbyll në shifrat 1-1, dhe kualifikimi do të vendoset në Izrael, pas një jave.

 

(FOTOT: P.PASHOLLARI DHE B.BALLIU)

 

 

FT | Laçi-Hapoel Ber Sheva 1-1

GOL: Nuabueze 3′ / Levi 78′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Laçi-Hapoel Ber Sheva 1-1

90′ 4 minuta shtesë.

86’ Zëvendësime në të dyja kampet. Starova nxjerr Xhixhën, dhe fut Shtubinën. Ndërkohë, tek Hapoeli, futet Josefi në vend të Sabag.

84’ Çfarë ka pritur Selmani. Shamir godet, por devijon Selmani, dhe topi ndalet në traversë, që mban në lojë ekipin e tij.

83’ Ndëshkohet me karton të verdhë Julian Shehu, për një ndërhyrje në mesfushë.

81’ Starova kryen ndërrimin e parë. Largohet autori i golit, Nuabueze, në vendin e tij Elvi Berisha.

78’ GOL HAPOEL 1-1/ Barazohet rezultati në fushë. Shënon Levi, vetëm 7 minuta pasi u fut në fushë. Merr një top nga e majta, dhe godet direkt, duke mposhtur Selmanin në shtyllën e parë.

77’ Goditje dënimi për Hapoelin shumë pranë zonës së kurbinasve. Harkon Vilccena, por Fangaj me kokë largon topin.

76’ Ndërrimi i dytë tek Hapoeli. Largohet Sahar nga loja, ndërsa në vendin e tij futet Karrijo.

73’ Izraelitët provojnë të nisen shpejt pas një topi të marrë ndaj Xhixhës, por Shehu rrëshqet dhe i mbyll një aksion që mund të shkonte rrezikshëm.

71’ Hapoeli kryen ndërrimin e parë. Zrihan del nga fusha, futet Levi.

66’ Goditje me kokë e Zrihan nga brenda zone, gjithsesi topi shkon jashtë kuadratit të Selmanit.

63’ Arbitri ndëshkon me karton të verdhë Haselbaink, si dhe Regi Lushkjen për tensionet në ato momente.

62’ Fantastik Gentian Selmani. Portieri i kurbinasve pret në tre raste goditjet e futbollistëve izraelitë, ndërsa dëmtohet në rastin e tretë, kur Haselbaink e goditi në kokë. Ka edhe tension mes lojtarëve, për atë goditje të numrit 17 ndaj Selmanit.

53’ Rast fantastik për Nuabueze. Deliu hedh një top të gjatë nga e djathta, por sulmuesi amerikan godet teksa nuk gjen kuadratin.

46’ Nis pjesa e dytë. Ekipet në fushë, ashtu si e mbyllën të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Hapoel Ber Sheva 1-0

45′ 1 minutë shtesë në pjesën e parë.

43’ Tjetër karton i verdhë te izraelitët. Shamir ndëshkohet për një faull në këmbë ndaj Xhixhës.

40’ Një harkim në zonën e Laçit, dhe topi mbetet në zonën kubinase. Deliu largon me forcë rrezikun.

31’ Çfarë bën Redon Xhixha. Godet nga mesi i fushës, teksa portieri mik kishte dalë, por në momentin e fundit ai pret, dhe me ndihmën e shtyllës, shpëtojnë për mrekulli izraelitët.

29’ Goditje këndi për Hapoel, krosimi në zonë topi devijohet me kokë. Shkon tek Zrian, por ai me këmbë nuk koordinohet, dhe largohet rreziku.

25’ Selmani sërish i sigurt. Pas një goditje drejt portës së tij, gardiani grushton dhe largon rrezikun.

22’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës. Ndëshkohet me karton të verdhë Sabag te Hapoeli, për një faull në mesfushë.

15’ Sabag kërkon të befasojë Selmanin, me një goditje me të djathtën nga jashtë zone. Gardiani i kurbinasve në pozicion, dhe kontrollon.

13’ Haselbaink mer një top nga mesi i fushës, dhe niset drejt zonës së Selmanit, kalon dy lojtarë, por në fund bllokohet dhe e humb topin.

10’ Vilçez hedh një top të gjatë në zonë, por Selmani i vëmendshëm kontroll me duar.

8’ Humbin një top izraelitët në mesfushë, dhe topi niset menjëherë për Nuabuezen, por më i fortë dhe portieri kundërshtar merr sërish topin.

7’ Kërkohet sërish Nuabueze në zonën e izraelitëve, me topa të gjatë nga lojtarët e Laçit, por largojnë me kokë.

3’ GOOOOOOOL LAÇI 1-0/ Pas një harkimi nga e majta të Fangajt, është Nuabueze që me kokë, çon topin në fundin e rrjetës.

1’ Kërkon menjëherë golin Hapoel. Një goditje me kokë nga Haselbaink, por kontrollon Selmani.

1′ Nis sfida.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Selmani, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Ignjatoviç, Deliu, Guimaraesh, Shehu, Lushkja, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

HAPOEL BER SHEVA: Setkus, Biton, Vitor, Taha, Goldberg, Vilçez, Sabag, Shamir, Haselbaink, Zrihan, Sahar.

Laci555


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera