» EMRAT-FOTO/ Pranga tre shqiptarëve për vjedhje makinash, shitje droge dhe krime të tjera. Kishin arritur deri aty sa të blinin pajisje për…

EMRAT-FOTO/ Pranga tre shqiptarëve për vjedhje makinash, shitje droge dhe krime të tjera. Kishin arritur deri aty sa të blinin pajisje për…

Tre të rinj shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane të akuzuar për krime të ndryshme.

banda-albanesi

Shqiptarët e arrestuar janë Emanuel Macaj 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç.

Hetimet ndaj tyre nisën më 3 shkurt të këtij viti, kur një qytetar sinjalizoi për lëvizjet e dyshimta të një Audi S5.

Karabinierët ndërhynë atë natë për të kapur makinën, e cila po lëvizte me shpejtësi të larta dhe manovra të rrezikshme. Mjeti më pas u përplas dhe u bë i papërdorshëm.

“Audi S5” është vjedhur në Arcore më 4 tetor 2018 dhe u zbulua më vonë në Milano. Kjo ngjarje drejtoi hetimet në zonë.

Falë hetimeve të vazhdueshme, karabinierët arritën të zbulojnë vendqëndrimin e bandës, një garazh në Pero që përdorej për të fshehur makinat e vjedhura të përdorura gjithashtu për kryer krime të tjera.

 

Më 4 korrik, karabinierët u fshehën brenda kompleksit të garazhit, në pritje të kthimit të kriminelëve, të cilët u bllokuan menjëherë.

Të tre u arrestuan me akuza të ndryshme, si vjedhje makinash, posedim armësh, posedim të lëndëve narkotike, pasi u gjetën 1 kg marihuanë, vjedhje  dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë.

Brenda makinës, karabinierët gjithashtu gjejnë një skaner për frekuencat e forcave të policisë dhe një bllokues sinjali.

Macaj, kërkohej ndërkohë në Busto Arsizio për vjedhje të tjera, ndërsa ishte dëbuar më herët nga Italia.

Hetimet e mëtejshme janë në proces për t’i zbuluar ngjarje të tjera kriminale të kryera nga grupin në pjesën e Italisë Veriore.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera