» Ylli Manjani ironi me “Check up”: Nuk ka zbuluar asnjë sëmundje

Ylli Manjani ironi me “Check up”: Nuk ka zbuluar asnjë sëmundje

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar me “Check up” apo siç njihet ndryshe si kontrolli bazë i shëndetit. Me një shënim në “Facebook”, Manjani shkruan se nuk ka dëgjuar deri sot, që shteti të dalë dhe të njoftojë se çfarë sëmundjesh ka zbuluar pas kontrolleve që ai ka kryer.

Ironia e ish-ministrit shkon më tej kur thotë se  “Check up” jo vetëm që nuk ka zbuluar asnjë sëmundje, por ua ka “fshirë” edhe sëmundjet që kishin qytetarët. Sipas tij, shtetit nuk ka kryer asnjë kontroll dhe nuk ka asnjë raport për të mbikëqyrur punën e bërë nga kompania, e cila ka fituar të drejtën për të kryer kontrollin bazë të shëndetit në të gjithë Shqipërinë.

Postimi i Manjanit:

Check up…

======

Nuk kam dëgjuar asnjë, që pasi ka bërë check up e shtetit, të thotë se zbuloi ndonjë sëmundje. Madje edhe sëmundjet që i dinë njerëzit se i kanë, check up ua fshin…. Kjo kategori dalin disi “të lumtur”. Kam dëgjuar edhe raste të tjera që 1 muaj pas check up janë diagnostifikuar me kancer.

Nuk kam asnjë ngarkesë negative me kompaninë, por me të gjithë strukturën e shetit që lidhi një kontratë të tillë dhe që nuk e mbikqyr se çbëhet!!!.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera