» FOTO/ Vijojnë sulmet e regjimit të Asadit mbi në Idlib, 5 civilë të vrarë

FOTO/ Vijojnë sulmet e regjimit të Asadit mbi në Idlib, 5 civilë të vrarë

Në sulmin e kryer nga regjimi i Bashar al-Asadit ndaj vendbanimeve brenda zonës për uljen e tensioneve në Idlib të Sirisë humbën jetën 5 civilë ndërsa 27 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency.

Ndërkohë Rusia, mbështetësja e regjimit, ka vendosur në objektiv një ambulancë dhe qendrën e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha).

Regjimi i Asadit dhe avionët luftarakë të Rusisë, që nga orët e mëngjesit po ndërmarrin sulme ajrore në rajonet Xhisir esh Sugur, Han Shejhun dhe në fshatin Kefir të cilët ndodhen brenda rajonit për uljen e tensioneve në Idlib.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile në sulmet e regjimit të Asadit kanë humbur jetën 5 civilë.

Observatori vëzhgues i opozitarëve për avionët ka deklaruar se në sulmet që kanë kryer avionët rusë, janë goditur një ambulancë dhe Qendra e Mbrojtjes Civile në rajonin Han Shejhun. Derisa qendra ka mbetetur jashtë shërbimit, ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me të vdekurit dhe të plagosurit në sulm.

Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullata e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e de-eskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan derisa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se në periudhën 26 prill-23 qershor në sulmet e kryera në zonën e deeskalimit të Idlibit, kanë humbur jetën 487 civilë, ndërsa 1.495 janë plagosur.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Rusisë dhe Turqisë më 17 shtator 2018, mbi 553 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve të kryera nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij të cilët kanë shkelur armëpushimin.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera