» Ndryshojnë rregullat/ Ndihma ekonomike, hiqet tavani 8 mijë lekë/muaj. 7 kriteret që ju penalizojnë

Ndryshojnë rregullat/ Ndihma ekonomike, hiqet tavani 8 mijë lekë/muaj. 7 kriteret që ju penalizojnë

 Ndryshojnë rregullat dhe procedurat për dhënien e ndihmës ekonomike. Asistenca sociale nuk do të jepet më si pagesë fikse që arrinte maksimalisht deri në 8 mijë lekë, por do të shpërndahet në bazë të nevojave, problematikave apo numrit të fëmijëve që kanë familjet aplikuese.

Kjo parashikohet në draftin e dorëzuar në Kuvend nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Duke folur për heqjen e tavanit të sasisë përfituese, ministrja Ogerta Manastirliu tha se kjo do të rrisë mundësinë për më shumë asistencë sociale për ata që realisht kanë nevojë si dhe do të lehtësojë qytetarët në marrjen e pagesave në kohë.

“Heqja e tavanit do të krijojë mundësinë që të rishikojë masën e mbulimit të ndihmës ekonomike. Ndaj ne në ligjin që propozojmë, këtë detyrë që më parë e kishin Këshillat Bashkiakë ia kalojmë Shërbimit Social Shtetëror në qarqe, duke krijuar një mundësi më të shpejtë për dhënien e ndihmës ekonomike dhe duke ulur burokracitë”.

KUSHTET E PËRFITIMIT

Janë shtatë kritere, të cilat penalizojnë përfitimin e ndihmës ekonomike nga familja edhe në rast se një anëtar i vetëm i shkel ato. Ndarja e qëllimshme me qëllim përfitimin, e familjes që jeton brenda së njëjtës strehë, nuk do të lejohet më. Mostërheqja në kohë e ndihmës ekonomike është një tjetër rast sanksionimi, pasi nënkupton për Ministrinë që familja në fjalë nuk ka realisht nevojë për t’u mbështetur financiarisht.

Fshehja e informacioneve, deklarimi i rremë apo refuzimi i verifikimit të situatës sociale-ekonomike çon gjithashtu në përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike, sipas projektligjit të ri. Freskimi i të dhënave çdo 3 muaj apo qoftë mosparaqitja për deklarim pranë administratorit shoqëror përbën arsye për të tërhequr ndihmën ekonomike të përmuajshme.

Ajo çka është më e rëndësishme, përfshirja në kurset e formimit profesional, që për qeverinë është rruga drejt uljes së numrit të përfituesve të asistencës është një tjetër rast përjashtimi nga skema. Rasti i fundit i parashikuar në projektligj që penalizon familjen është një anëtar në moshë aktive pune, por që nuk rezulton punëkërkues i papunë pranë zyrave të punës./PANORAMA


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera