» Shqipëri/ Ulet numri meshkujve duhanpirës, por shtohen femrat

Shqipëri/ Ulet numri meshkujve duhanpirës, por shtohen femrat

Nuk është më një mit e ndoshta nuk ka pse të jetë, por në vendin tonë është shtuar numri i femrave që pijnë duhan.

Ndërkohë që numri i femrave duhanpirëse është në rritje, e kundërta po ndodh me meshkujt pasi numri i atyre që pijnë duhan është në rënie.

Të paktën kështu është shprehur pneumologia Silvana Sadrija për Top Channel, teksa tha:

Ka rritje të numrit të të rinjve dhe veçanërisht të femrave. Kush e lë i jep mundësi mushkërisë të rikuperohet. Një njeri që heq dorë nga duhani e ndjen që pas 3 ditëve të para përmirësimin.”

Më tej pneumologia foli për dëmet nga duhani:

Në një cigare duhan çlirohen rreth 4 mijë lëndë të dëshmë që nga dioksidi I karbonit, katrani, nikotina, e shumë të tjera. Efektin kryesor po e marrim te organi I mushkërisë, ku jep bronkit kronik, kancer të mushkërisë, kancer të laringsit, nazolingsit e me radhë. Ndikon edhe në sëmundnjet kardiovaskulare, sëmundjet e arteries koronare, ndikon në shëndetin riprodhues, qoftë tek femrat e qoftë tek meshkujt. Kanceri I stomakut, një nga shkaktarët e tij është edhe duhani.”

Samiu, një pensionist që po dridhte cigaren e zakonshme me duhan të blerë tha:

E kam nisur që 11 vjeç, tani jam 67 vjeç, e pi prej 56 vjetësh. Harxhoj 10 mijë lekë në muaj, konsumoj rreth 30 copë në dite, mezi pres të gdhihet të filloj me cigaret e dredhura. Dua ta lë, se edhe mjeku më ka thënë, por nuk e lë dot.”

Edhe pse thuajse të gjithë janë të vetëdijshëm për dëmet që shkakton pirja e duhanit, sërisht shkëputja me cigaren është e vështirë dhe shpesh e pamundur.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera