» Misteri i zhdukjes së 15 vjeçares, zhvarrosen dy varre në Vatikan

Misteri i zhdukjes së 15 vjeçares, zhvarrosen dy varre në Vatikan

Një varrezë mund të mbajë një mister 36-vjeçar që ka kapluar Italinë, atë të zhdukjes së 15-vjeçares Emanuela Orlandi.

Të enjten policia do hyjë në vend për të zhvarrosur dy varre në kërkim të vajzës së zhdukur në St Peter’s Basilica.

Dy varret në Varrezat Teutonike ndodhen brenda mureve të Vatikanit.

Varreza normalisht përdoret si një vend varrimi për anëtarët gjermanë të institucioneve katolike.

Turistët nuk lejohen përgjatë rrugës që çon drejt varrezës.

Gjithçka që mund të shihni është një portë e ruajtur vetëm nga një roje zviceriane.

Pse fokusi është zhvendosur në varreza?

Në mars 2019, familja Orlandi mori një zarf anonim. Në zarf ndodhej një foto e një ëngjëlli mbi një varr në varrezat Teutonike të Vatikanit.

A ishte kjo një shenjë se këtu u varros Emanuela? Familja mendon se po. Ata duhej të bënte një kërkesë të përgjithshme në Vatikan për të hapur varret.

Një gjykatë shtetërore e Vatikanit e miratoi kërkesën.

“Për herë të parë Vatikani po konsideron mundësinë se mund të ketë pasur përgjegjësi të brendshme të Vatikanit për zhdukjen e Emanuelës,”-insistoi vëllai i saj Pietro.

Por zyra e shtypit e Vatikanit thekson se policia thjesht do të hetojë mundësinë nëse Emanuela është varrosur aty.

Nuk do të hetojë zhdukjen e saj. Kjo bie tek autoritetet italiane jashtë juridiksionit të Vatikanit.

Kur policia të zhvarrosë eshtrat në  dy varret, familja Orlandi do të lejohet të marrë pjesë, ashtu si edhe anëtarë të familjes së personave të varrosur në varre.

Më pas do të kryhet testi i ADN-së, proces që mund të zgjasë disa javë.

Misteri – Orlandi  ishte vajza e një punonjësi të Vatikanit, që u zhduk në vitin 1983.

Zhdukja e 15-vjeçares Emanuela Orlandi është e lidhur gjerësisht me krimin e organizuar ose me një përpjekje për të detyruar lirimin nga burgu të Mehmet Ali Agcës, një turk që u përpoq të vriste Papa Gjon Pali II në 1981.

Vëllai i saj, Pietro, ka bërë fushatë për dekada të tëra për tu zbuluar se çfarë ka ndodhur me të.

Ai akuzoi Vatikanin se heshti në lidhje me çështjen./oranews


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera