» Inter dhe Milan bëhen bashkë, prezantojnë projektin 1.2 miliardë euro për stadiumin e ri

Inter dhe Milan bëhen bashkë, prezantojnë projektin 1.2 miliardë euro për stadiumin e ri

Inter dhe Milani duan me çdo kusht një stadium të ri, dhe pikërisht e duan aty ku ndodhet “San Siro”. Ditën e sotme të dyja klubet kanë zyrtarizuar projektin për stadiumin e ri, të cilin ia kanë propozuar bashkisë së Milanos.

Në projekt bëjnë pjesë : Një stadium i ri me rreth 60 mijë ulëse, në zonën e San Siro. Një zonë multifunksionale në zonën e stadiumit, dedikuar sportit dhe zbavitjes, ku të mblidhen njerëz të ndryshëm gjatë vitit.

Ky investim do të kushtojë 1.2 miliardë euro, dhe pikërisht të gjitha do të përballohen nga të dyja klubet e Milanos. Gjithashtu ata shprehen se nuk duan ta rinovojnë stadiumin aktual për disa arsye si, vjetërsia e tij, humbja e të ardhurave nga ulja e kapacitetit për shumë vite, dhe kështu me radhë./panoramasport


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera