» Video/ “A nuk të del mami?! Si ka me të pranu Zoti”- Dëgjoni përgjimin e babait që abuzon seksualisht me të bijën: Më mirë me mua se…

Video/ “A nuk të del mami?! Si ka me të pranu Zoti”- Dëgjoni përgjimin e babait që abuzon seksualisht me të bijën: Më mirë me mua se…

Një baba nga Lezha i arrestuar nga policia, është përgjuar duke i kërkuar marrëdhënie seksuale të bijës. Në bisedën e publikuar nga Fiks Fare, ai pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën ,kjo kundrejt dhunës fizike. Kjo e fundit vetëm e vetëm, për faktin që vajza mos të tregonte për atë ç’ka babai i bënte.

Madje ai krijonte edhe situata, si shëtitje me makinë apo për të shkuar për të marrë dokumente me vajzën, si e si të ishte vetëm me të. Edhe ajo ç’ka u pa në video, në Fiks Fare, ishte se babai përdhunues i kërkon ” princeshës” së tij të kryejnë marrëdhënie seksuale në makinë. Vajza nuk pranon, por i ati i premton se do të ishte hera e fundit.

“Kam shumë kohë që e dëgjoj që kjo do jetë hera e fundit, por fundi nuk ka ardhur asnjëherë”, shprehet vajza.

Biseda i kalon caqet e një bisede që mund të bëjë një babë me vajzën e tij, duke marrë komplet nota seksuale, pasi i ati do me çdo kusht që të kryejnë marrëdhënie në makinë. Vajza për t’i shpëtuar situatës i thotë se këtë do e bëjnë kur të mbërrijnë në shtëpi, por ai është dyshues duke u shprehur “se mos thua në shtëpi, pastaj jo”.

Me të mbërritur në shtëpi babë e bijë vazhdojnë të njëjtën bisedë, ku babai këmbëngulë të kryejë marrëdhënie me vajzën dhe në bisedë e sipër pranon që ka abuzuar seksualisht me të. Madje vajza i kujton edhe se sa dhunë fizike ka ushtruar ai mbi të, duke e rrahur dhe duke e lidhur me litar. Nuk kanë munguar dhe rastet ku ai e ka lidhur me karikuesin e telefonit.

Ajo që të bie në sy në bisedë, kur vajza i kërkon llogari se çfarë babai mund të jetë ai që abuzon me vajzën e vetë, ai shprehet, “sa të bredhësh poshtë e lartë më mirë të shkosh me mua”.

Biseda e parë: 

Vajza: Ça je t’u bë o ba?

Babai: Do rrijmë në hije aty.

Vajza: Pse ça do me ba i tu?

Babai: Do ta bajmë o ba..

Vajza: Jo, s’jemi tu bë kurrë gjo…

Babai: Ndalo aty të lutem…

Vajza: Nuk e bëjë kurrë gjë unë…

Babai: Ndalo aty në hije..

Vajza: Nuk ndaloj ore jo…

Babai: E ndaloj unë.

Vajza: Nuk e ndaloj unë po ec, ec përpara se nuk ndaloj jam duke t’thanë…Unë nuk ulem.

Babai: S’ke nevojë me u ul!

Vajza: Nuk bëj kurrë gja…

Babai: Mos e baj kaq po të them!

Vajza: Jo, s’un…

Babai: Fute indietro.

Vajza: Jo nuk e fus indietro. Nuk ec ore për Zotin.

Babai: Ec, futi indietro të thashë.

Vajza: S’jam tu ec idietro, jam t’u ec përpara. Unë kam ardh për punë. Ec pra..

Babai: Mos t’i thyej dhamët në tokë po të them…

Vajza: T’kam thënë, do të them vet…ec ere ke shpaja.

Babai: Kur thu vet?

Vajza: Ec pra, hej zot te shpaja.

Babai: Po mos me e bp te shpaja?

Vajza: A dole për punë a dole për me bo ça bën me mamin? Ec mbaro punë ke shpaja.

Babai: Ke shpaja këna qenë e s’e këna ba gja?

Vajza: Apo më len të shkoj ke shpaja?

Babai: Kalo këtej

Vajza: S’jam t’u kalu, jam tu thanë ke shpaja.

Babai: Mos më vu me ec, po mos me nigju me bo te shpaja.

Vajza: Çom ka shpaja të thashë, ec..

Babai: Nuk je t’u shku ke shpaja. Se atë e di unë. Se ti me qen në shpajë s’un më

Vajza: Më 12 shkon mama ke shpaja, m’punë.

Babai: Vrje se për sytë të ballit nuk e bëmë sot. mbaje mirë se ke shkref çdo gjë.. Mos më thuaj te shpaja se mbrapa se nuk munem. A je tu ngju?

Vajza: Tu ngju jam.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera