» Juventusi, afër transferimit të Romeros

Juventusi, afër transferimit të Romeros

Maurizio Sarri nuk është duke i lejuar tentimet e Juventusit për ta transferuar Matthijs de Ligtit t’ia ngadalësojnë atij punën për transferimin e futbollistëve të tjerë që mund ta përmirësojnë mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi është shumë afër transferimit të mbrojtësit të ri të talentuar, Cristian Romeros nga Genoa. Argjentinasi është duke i kryer testet mjekësore në Torino, transmeton Gazeta Express.

Romero, 21-vjeçar e vizitoi qendrën mjekësorë të gjigantit italian të martën para se ta kompletojë transferimin e tij nga Genoa për 15 milionë euro.

Ai do të bëhet qendërmbrojtësi i dytë i transferuar në Juventusit në më pak se një javë, pasi që kampioni italian e siguroi edhe transferimit e turkut 21-vjeçar Merih Demiral para disa ditëve.

Kjo shifër mund të rritet në tre nëse kampioni i Serisë A arrin të gjejë marrëveshje me Ajaxin për shitjen e adoleshentit të famshëm, Matthijs De Ligt, i cili e fitoi edhe çmimin për Lojtarin e Ri më të Mirë, Golden Boy.

Për dallim nga Demiral, i cili u transferua nga Sassuolo, AS raporton se Romero do të largohet menjëherë në formë huazimi nga Juventusit. Genoa mund të jetë përsëri klubi ku ai do të tentojë ta dëshmojë veten, këtë herë si i huazuar.

Maurizio Sarri tashmë e ka përforcuar skuadrën e tij me transferimet e Gianluigiti Buffonit, Adrien Rabiotit dhe Luca Pellegrinit, para fillimit të sezonit të ri, 2019/10. /Gazeta Express/


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera