» Barcelona mbyll këtë javë transferimin e Griezmann nga Atletico

Barcelona mbyll këtë javë transferimin e Griezmann nga Atletico

Barcelona është duke studiuar të gjitha rrugët për të rrëmbyer Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, me vlerë 120 milionë euro. Klubi blaugrana sipas gazetës “Sport” po mendon për finalizimin e këtij operacioni të enjten ose të premten.

Bëhet fjalë për një lëvizje të komplikuar dhe një operacion me kosto të lart ekonomike, ndaj dhe Barcelona po mat çdo hap që hedh. Spikasin dy detaje vendimtare në këtë lëvizje të katalanasve. Nga njëra anë, Ernesto Valverde i  ka thirrur lojtarët e tij më datën 14 korrik, pasi këtë të diel do të nisë faza përgatitore për sezonin e ri.

Nga ana tjetër, të premten më 12 korrik është fundi i periudhës së pushimeve të Antoine Griezmman, siç interpretohet nga lojtari francez i cili ende ishte duke qëndruar në Ibiza. Vonesa e francezi ka shkaktuar shumë polemika te Atletico Madrid që ka nisur stërvitjen, por futbollisti francez e justifikoi me faktin që ka katër ditë më shumë pushime.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera