» Këto ushqime “fshehin” më shumë kripë nga çfarë mendonit

Këto ushqime “fshehin” më shumë kripë nga çfarë mendonit

Në bazë të disa statistikave të publikuara nga mediat e huaja amerikanët konsiderohen si populli, i cili konsumon më shumë kripë.

Diçka e tillë ndodh për shkak të ushqimit të përpunuar, i cili dëmton shëndetin. Kripa fshihet edhe pas ushqimeve që nuk ju kishte shkuar mendja më parë. Në listën e mëposhtme janë të renditura disa prej tyre.

Djathi i përpunuar-590 mg kripë
Është një lloj djathi që është e këshillueshme të evitohet, jo vetëm për përmbajtjen e lartë të kripës, por edhe për shkak të ngjyruesve apo konservuesëve që mund të ketë.

Supat e konservuara-1350 mg kripë
Për shkak të konservuesëve që përmbajnë, kanë edhe një sasi të lartë kripe.

Drithërat për mëngjes-300 mg
Janë të pasura me fibra dhe janë gjithnjë të këshillueshme për të nisur ditën, por prania e kripës është e konsiderueshme. Duhet të bëni kujdes në markën që përzgjidhni.

Gjiza-400 mg
Njihet për përfitimet e saj për shkak të përmbajtjes së kalciumit dhe proteinave, por e vërteta është se gjiza ka shumë kripë. E këshillueshme është të blini dhe konsumoni gjizë pa kripë.

Buka-170 mg kripë
Është burimi kryesor i kripës në dietën tonë dhe përmbush 7% të nevojave tona ditore për kripë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera